Kerry: Asnjë marrëveshje në Vjenë për të ardhmen e presidentit Assad

/ATSH-AFP/ - Diplomacitë botërore, mes të cilave SHBA-ja dhe Rusia, të mbledhura sot për bisedimet për Sirinë në Vjenë, nuk kanë arritur të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre përsa i përket presidentit Assad, theksoi shefi i diplomacisë amerikane, John Kerry.
"Ne kemi gjithmonë mosmarrëveshje përsa i përket faktit se çfarë të duhet të ndodhë me presidentin sirian, Bachar al-Assad", deklaroi ai në përfundim të një takimi në kryeqytetin austriak.
Fati i Assadit është një prej pengesave kryesore të bisedimeve, pasi Rusia dhe Irani refuzojnë kërkesat për një tërheqje të menjëhershme të aleatit të tyre.
"Diplomacitë botërorë, mes të cilave SHBA-ja dhe Rusia, të mbledhura sot për bisedimet për Sirinë në Vjenë, ranë dakord për një "kalendar konkret" që parashikon organizimin brenda 18 muajve të zgjedhjeve në vend", deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier.
"Kalendari konkret për të cilin ne kemi rënë sot dakord është zhvillimi i zgjedhjeve brenda 18 muajve në Siri, në përfundim të një procesi që do të përfshijë formimin e një qeverie tranzicioni deri në gjashtë muaj", deklaroi ministri pas këtyre diskutimeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda