Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha se ka prova të shumta për bashkëpunim ruse në rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines në Ukrainë.
Kerry i bëri thirrje Rusisë që të marrin përgjegjësitë për veprimet e rebelëve, duke shtuar se trajtimi për viktimat ka qenë sipas tij grotesk. Ai tha se SHBA ka prova për furnizime të mëdha ushtarake të separatistëve nga Rusia në muajin e fundit, duke përfshirë tanke dhe raketa-hedhës.
Sipas Kerryt përgjimet tregojnë se sistemi i raketave ruse SA-11 u janë transferuar rebelëve, nga Rusia, duke shtuar se SHBA zotëron një video të një rakete duke u rikthyer sërish në Rusi pas sulmit ndaj avionit malajzian.
"Ekziston një sasi e madhe e provave që tregon për përfshirjen e Rusisë në sigurimin e këtyre sistemeve, dhe trajnimin e rebelëve për përdorimin e tyre." tha Kerry në një rrjet televiziv amerikan.
Ai gjithashtu kërcënoi me sanksione të mëtejshme Rusinë dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë për t’u bërë bashkë ndaj presidentit Putin në atë që ai e cilësoi si "thirrje për zgjim". Ndërkaq edhe kryeministri britanik David Cameron tha se Evropa dhe Perëndimi "duhet të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj Rusisë nëse Putin nuk e ndryshon qëndrimin e tij ndaj Ukrainës".
Rusia akuzohet se u ka siguruar kryengritësve filorusë një sistem ushtarak anti-ajror që dyshohet se është përdorur në sulmin që rrëzoi fluturimin MH 17 dhe ku mbetën të vdekur 298 personat në bord.
Ndërkohë të 196 trupat e gjetur të viktimave janë ngarkuar një tren me dhoma frigoriferike në Ukrainën lindore, ndërsa siç raportojnë mediat e huaja destinacioni i tyre nuk dihet ende.
Nga ana tjetër Ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop u bëri thirrje separatistëve pro-ruse të mos përdorin trupat si pengje në konfliktin e tyre me autoritetet ukrainase.
"Janë 298 trupa në atë vend, dhe familjet e tyre, të dashurit e tyre duan që ata të kthehen në shtëpi tani" tha ajo.
Ditëm e djeshme u arrit të gjendet edhe kutia e zezë e avionit MH 17, ndërsa janë ngritur dyshime se ajo është modifikuar nga separatistët pro-rusë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17