/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kërkoi sot marrëveshje më të mira për sigurinë mes vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik(CCG), SHBA-së dhe Perëndimit për të luftuar terrorizmin, disa orë para një samiti me CCG në Uashington.
"Mendoj se të gjitha shtetet anëtare të NATO-s janë shumë të vetëdijshme se specifikimi i një marrëveshjeje për sigurinë mes CCG, vendeve të tjera mike dhe SHBA-së do të jetë thelbësor për të ndihmuar në luftën kundër terrorizmit", theksoi Kerry para një takimi të shefave të diplomacive të NATO-s në Antalia.
Kjo marrëveshje për sigurinë do të ndihmojë gjithashtu për të luftuar kundër disa aktiviteteve që po zzhvillohen në rajon dhe që janë shqetësuese për të gjitha këto vende", shtoi Kerry duke iu referuar rebelëve të Huthis në Jemen që shkaktoi një fushatë të sulmeve të përgjakshme të një koalicioni të vendvee arabe ndërmarrë nga Arabia Saudite.
Barack Obama do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e Gjirit Persik me një mesazh që parashikon të garantojë se SHBA-ja e angazhuar në negociatat me Iranin për programin bërthamor, do të mbetet vigjilente përballë aktiviteteve destabilizuese të Teheranit.
/Shqiptarja.com