Sekretari amerikan i shtetit ka shprehur mirënjohje ndaj qeverisë shqiptare për organizimit e samitit rajonal kundër ekstremizimit të dhunshëm. Në një letër drejtuar minsitrit të brendshëm Saimir Tahiri, Kerry shkruan se samiti kishte rëndësi kritike për rajonin.

Dy muaj pasi shqipëria zhvilloi samitin rajonal të ballkanit kundër ekstremizimit të dhunshëm, sekretari amerikan i shtetit John kerry Ishpreh mirënjohje ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ku shpreh për organizmin e këtij eventi të rëndësishëm. Në një letër drejtuar minsitri Tahiri Kerry shkruan se samiti kishte rëndësi kritike për ndërtimin e mbështetjes rajonale.

“Samiti i Ballkanit, i pari në radhën e Samiteve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ishte me rëndësi kritike për ndërtimin e mbështetjes rajonale dhe do të bëjë të mundur që shumë qeveri të ndjekin shembullin e Shqipërisë për të shpallur nisma konkrete kundër ekstremizmit të dhunshëm, në takimin e liderëve që do të mbahet në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator të këtij viti”

Sekretari amerikan i shtetit veçon si element pozitiv dhe me ndikim në luftën kundër ekstremizmit të dhundshëm, nismën e palës shqiptare për të bërë pjesë të Samitit edhe shoqërinë civile. 

“Sikurse Presidenti Obama vuri në dukje në Samitin e Shtëpisë së Bardhë në muajin shkurt, shoqëria civile, veçanërisht gratë, të rinjtë dhe pakicat fetare, kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur kundër ekstremizmit të dhunshëm. Puna e përbashkët e dy qeverive shoqërisë civile dhe sektorit privat do të mundësoje parandalimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm shkruan Kerry në mbyllje të letres drejtuar ministrit Tahiri

Më poshtë letra e plotë e Sekretarit amerikan, Kerry:

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Qeverinë e Shqipërisë dhe Kryeministrin Edi Rama për mikpritjen dhe organizimin e Samitit Rajonal të Ballkanit, kundër Ektremizmit të Dhunshëm (CVE), mbajtur në datë 19 maj.

Samiti i Ballkanit, i pari në radhën e Samiteve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ishte me rëndësi kritike për ndërtimin e mbështetjes rajonale dhe do të bëjë të mundur që shumë qeveri të ndjekin shembullin e Shqipërisë për të shpallur nisma konkrete kundër ekstremizmit të dhunshëm, në takimin e liderëve që do të mbahet në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator të këtij viti.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Qeverinë shqiptare për përfshirjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, në Samit.
Sikurse Presidenti Obama vuri në dukje në Samitin e Shtëpisë së Bardhë në muajin shkurt, shoqëria civile, veçanërisht gratë, të rinjtë dhe pakicat fetare, kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur kundër ekstremizmit të dhunshëm. Vetëm së bashku - duke bashkëpunuar ndërmjet qeverive tona, shoqërisë civile dhe sektorit privat - mund të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët, për parandalimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm.

Edhe një herë, ju falënderoj shumë për udhëheqjen tuaj në mikpritjen e këtij Samiti kaq të rëndësishëm.

letra

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)