John Kerry, Sekretari Amerikan i Shtetit është pritur në godinën e kryeministrisë nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili më pas e ka shoqëruar drejt sallës së pritjes COD, aty ku e priste Kryeministri i vendit, Edi Rama e ku shefi i diplomacisë amerikane shoqërohej Victoria Nuland, që është zëvendësndihmësja e Sekretait Amerikan të Shtetit.
Pas këtij momenti, John Kerry dhe Edi Rama i janë drejtuar zyrës së Kryeministrit ku ajo çfarë ka mahnitur së tepërmi kryediplomatin amerikan ka qenë zyra e Ramës, e cila është e mbështjellë me vizatimet e bëra nga Edi Rama gjatë momenteve të punës.
Kerry madje është afruar edhe tek muri i zyrës ku ka parë nga afër disa prej pikturave të cilat janë vlerësuar prej tij.
Pasi Rama i ka sqaruar detajet dhe kuptimet e pikturave të tij, takimi ka vijuar me dyer të mbyllura me disa anëtarë të kabinetit qeveritar, ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, atë të Brendshëm Saimir Tahiri, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ish-kryeministrin Pandeli Majko, ndërkohë që pas tij diplomati më i lartë amerikan ka lënë edhe një shënim në librin e shënimeve në kryeministri.
Para këtij takimi, Rama dhe Kerry i janë drejtuar sallës sa hartave,ku mbajtën edhe takimin, Kryeministri i ka shpjeguar Sekretarit Amerikan mënyrën e arredimit të saj, ku është vënë re, ashtu siç ndodh në ceremoni zyrtare, vendosja e flamujve kombëtar të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesazhin e shkruar nga vetë ai, Kerry ka thënë se falënderon popullin për pritjen e bërë ndaj tij dhe se SHBA është krenare për marrëdhënien e krijuar me Shqipërinë. Ai ka shtuar se, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe se po lufton ekstremizmin islamik.
/Shqiptarja.com

VIDEO