TIRANE - Mjaft sportiv, i qeshur dhe i çlirët totalisht nga kollarja e zyrtarit të ngurtë, sekretari amerikan i shetit John Kerry ka lëvizur në këmbë nga kryeministria në drejtim të hotel "Rogner" për të takuar liderin e opozitës Lulzim Basha. Në këtë rrugëtim vetëm disa metra, kryediplomatin amerikan e shoqëroi vetë kryeministri Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar që takuan me heret Kerryn në selinë e qeverisë, por kjo rrugë e shkurtër solli edhe një suprizë të këndshme.


kerry rama dhe femija
Foto të tjera..

kerry edhe rama ne shesh

kerry edhe rama ne shesh

Kryediplomati i lartë përshendeti përzemërsisht qytetarët e pranishëm në rrugë, ndërsa nuk ngurroi të marrë në krah një vogëlush, të cilin për shkak të gjuhës, kërkoi që t'ja "prezantonte" kryeministri Rama. Ai pyeti për emrin e tij në anglisht, ndërsa kreu i qeverisë në rolin e "përkthyesit" i bëri të ditur se si quhej djali i vogël me një xhup të kuq.

Më tej Kerry duke e mbajtur në krah Kerry u interesua edhe për moshën e tij, ku sërish shefi i qeverisë ju drejtua djalit duke marrë përgjigjen: 5 vjeç.

kerry edhe rama ne shesh

Zyrtari i lartë amerikan i dhuroi një puthje vogëlushit, duke bërë të lumtur edhe babain e të voglit, në fytyrën e të cilit dukej gëzimi për këtë takim. 

Më tej duke vijuar t'i japë duart qytetarëve, Kerry ndoqi rrugën drejt Hotel "Ronger" ndërsa kryeministri Rama dhe ministrat u kthyen sërish në godinën e Këshillit të Ministrave.

Edhe per kryeministrin ky çast eshte konsideruar mjaft i vecante...Ai ka zgjedhur kete moment si "Foton e Dites" te cilen e ka shperndare ne rrjetin social Facebook.
rama kerry dhe femija

kerry me cunin

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)