KORE- Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri (John Kerry) ka arritur në Seul të Koresë së Jugut, vetëm një ditë pas bisedimeve të nivelit të lartë mes dy Koreve.
Korea e Jugut është ndalesa e parë e turit aziatik të Kerrit, i cili do të vazhdojë me vizitën në Kinë dhe Indonezi. Sekretari amerikan i shtetit do të takohet me presidenten koreanojugore, Park Xheunie (Park Geun-hye) për të diskutuar lidhur me bisedimet mes dy Koreve.
Një zyrtar në Seul tha ditën e Mërkurë se bisedimet mes dy vendeve nuk shkuan ashtu siç pritej.
Zyrtari i Ministrisë së Unifikimit tha se, Korea e Veriut kërkoi shtyrjen e ushtrimeve ushtarake të përbashkëta mes Koresë së Jugut dhe SHBA.
Por Seuli e refuzoi kërkesën, duke shpjeguar se bashkimet mes familjeve të ndara që prej përfundimit të luftës civile të vitit 1953, nuk duhej të lidheshin me ushtrimet ushtarake me SHBA.
Bashkimet familjare, të cilat pritet të fillojnë më 20 Shkurt, do të jenë të parat që prej vitit 2010. Ato përkojnë dhe me fillimin e ushtrimeve ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA-ve. Korea e Veriut i përshkruan këto ushtrime, si një përgatitje për luftë dhe ka kërkuar disa herë ndalimin e menjëhershëm të tyre.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com