Kerry në Moskë, kërkohet një
 zgjidhje për konfliktin sirian

Kerry në Moskë, kërkohet një<br /> zgjidhje për konfliktin sirian
Presidenti rus Vladimir Putin u takua këtë të martë me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry në Moskë. Në këtë takim u diskutua mbi konfliktet e vazhdueshme në Siri dhe Ukrainë. Këtij takimi iu bashkua edhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili më herët gjatë ditës kishte diskutuar një plan të mundshëm të paqes me Kerry-n mbi Sirinë dhe ranë dakord për gjetjen e një gjuhe të përbashkët lidhur me bombardimet në Siri.

Në shtator të këtij viti Putin dhe Presidenti amerikan Barak Obama u takuan në margjinat e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, pasi Putin bëri thirrje për një koalicion global kundër shtetit Islamik. Menjëherë pas kësaj, Rusia nisi fushatën e bombardimeve në Siri.

Ndërsa takimi më Sekretarin amerikan vjen me qëllimin e përbashkët të të dy vendeve për vazhdimin e sulmeve bombarduese në Siri. Por duket se mes Rusisë dhe SHBA-së përpjekja bashkëpunuese ka hasur mosmarrëveshje midis tyre porsa i përket strategjisë së përdorur. 

Pika kryesore e debatit mes Moskës dhe Perëndimit është ajo e rolit që vetë presidenti sirian Bashar Assad mund të luajë në tranzicion e së ardhmes. SHBA dhe shumica e vendeve perëndimore këmbëngulin që Assadi duhet të largohet nga posti, por kanë sugjeruar në muajt e fundit mbi funksionin e tij të përkohshëm. Moska ka sugjeruar se është "në dorën e popullit sirian" për të vendosur, por në praktikë kjo duket se i lejon presidentit Assad aksesin për vendosjen e kushteve të debatit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës