KIEV - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka konfirmuar mbështetjen e SHBA ndaj Ukrainës, si dhe bëri të ditur se SHBA do të akordonte një fond prej 1 miliardë dollarësh për të ndihmuar situatën e vështirë ekonomike të vendit.
Në një deklaratë për mediat në Kiev, Kerry ftoi Rusinë të fillojë dialogun me qeverinë e re ukrainase për të ndihmuar pakicat etnike ruse në vend.
Në rast se Rusia nuk e pranon këtë opsion, atëherë Kerry paralajmëroi se SHBA së bashku me vendet e tjera nuk do të kishin zgjidhje tjetër veçse të vendosnin sanksione kundër Rusisë duke e izoluar diplomatikisht, politikisht dhe ekonomikisht.
Në fjalën e tij Kerry gjithashtu tha se SHBA do të akordonte një fond prej 1 miliardë dollarësh për të ndihmuar situatën e vështirë ekonomike të Ukrainës.
“Nëse Rusia dëshiron të ndihmojë dhe të mbështesë rusët etnikë, ne (pra SHBA) do t’i mbështesin ata, por Rusia mund të bashkëpunojë me qeverinë legjitime të Ukrainës, për të ofruar këtë mbështetje”, u shpreh Kerry.
"Unë vij sot këtu me udhëzim të Presidentit Obama për të bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të preferojnë një ndërhyrje të partnerëve ndërkombëtarë, nëse Rusia nuk tërhiqet nga reagimi i saj. Por, nëse Rusia nuk e zgjedh këtë opsion, për të bashkëpunuar me qeverinë e Ukrainës, atëherë partnerët tanë do të kenë asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të vijojnë hapat e mëtejshme duke izoluar Rusinë diplomatikisht, politikisht dhe ekonomikisht”, tha Kerry.
"Ky është shekulli 21 dhe ne nuk duhet të shohim kombet të bëjnë hapa prapa, duke u sjellë si në shekullin e 19-të apo 20-të. Ka mënyra për të zgjidhur këto dallime," tha Kerry.
“Ka një sërë opsionesh në dispozicion të Rusisë”, vijoi ai, duke u shprehur se “Ne ftojmë Rusinë që të angazhohen drejtpërdrejt për të bashkëpunuar me qeverinë e Ukrainës”.
"Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah popullit të Ukrainës në përpjekjet e tyre për të ndërtuar vendin e fortë sovran që ata meritojnë”, tha sekretari amerikan i shtetit në përfundim të konferencës së tij për shtyp.
“Ukrainasit dolën në rrugë për të protestuar kundër tiranisë dhe për të kërkuar demokracisë”, tha John Kerry. Duke u shprehur më tej se “Sot në një pjesë tjetër të këtij vendi, ne jemi në një fazë të re të përpjekjeve për liri. SHBA riafirmon angazhimin e tyre për integritetin territorial të Ukrainës. Ne dënojmë aktin e agresionit të Rusisë," tha zoti Kerry.
John Kerry tha se "një transformim i madh është duke ndodhur në Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin ukrainas".
“Rusia po "injoron realitetin", duke qenë se parlamenti ukrainas miratoi me shumicë dërrmuese anëtarët e qeverisë së re”, tha Kerry.
Sekretari amerikan i shtetit thotë se në Ukrainë nuk ka pasur rritje të kriminalitetit apo grabitjeve, pavarësisht trazirave politike.

(Në foto:Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në Ukrainë duke nderruar viktimat e protestave antiqeveritare)
PUTIN FLET PËR UKRAINËN: YANUKOVICH ËSHTË ENDE PRESIDENT LEGJITIM
Presidenti rus Vladimir Putin, paraditen e të sotme dha një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij, pranë Moskës. Në qendër të kësaj konference ishte situata e tensionuar në Ukrainë, ku Putin u shpreh se Viktor Yanukovich vazhdon të jetë Presidenti legjitim i Ukrainës edhe pse sipas tij, Yanukovich nuk ka një të ardhme politike.
Putin u shpreh gjithashtu se Rusia ka informacione se në Ukrainë ekzistojnë disa grupe ekstremiste, që po tentojnë të hyjnë aty dhe për këtë arsye ne duhet t`i mbrojmë qytetarët e Ukrainës. Gjatë kësaj konference për shtyp që zgjati rreth 60 minuta, Presidenti rus nënvizoi se ka menduar shpesh se kush i krijoi këto protesta në Ukrainë dhe përse situata degjeneroi më pas.
Putin tha se është qesharake të mendohet që e gjithë kjo situatë erdhi si pasojë e mosfirmosjes, nga ana e Yanukovich, të marrëveshjes me Europën.
Sipas Presidentit të Rusisë ajo marrëveshje kishte disa pika negative për Ukrainën dhe për këtë arsye nuk u firmos. Edhe pse Yanukovich nuk e kishte refuzuar drastikisht firmosjen e marrëveshjes, por kërkoi pak më shumë kohë për të parë me vëmendje pikat e saj, duke vendosur në një moment tjetër.
Por Putin këmbëngul se kjo nuk është një arsye e vlefshme për të krijuar një kaos të tillë dhe se sipas tij dikush tjetër mund ta ketë provokuar atë që ndodhi në Ukrainë edhe pse nuk i kishte marrë parasysh pasojat, por kur cënohet Kushtetuta, kaosi është i pashmangshëm.
Pyetjes se cila do të ishte arsyeja për të përdorur forcën? Putin iu përgjigj se kjo është një kërkesë e presidentit legjitim të Ukrainës Yanukovich, për të mbrojtur popullin e tij. Ai tha se situata e tensionuar në Krime, mund të sjellë në një përdorim force, por theksoi faktin se kjo do të ishte një masë ekstreme.
Ndërsa sanksionet që kërkojnë të vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë, Putin e cilësoi si një kërcënim nga ana e Amerikës dhe theksoi faktin se nëse këto sanksione do të vendoseshin, atëherë nuk do të kishin vetëm një efekt negativ ndaj Rusisë, por edhe ndaj të gjithë vendeve të botës.
Por gjatë konferencës për shtyp, Putin u shpreh se ky është rasti i mirë për t`u shkëputur nga Perëndimi, duke lidhur aleancë me vendet e Lindjes apo me Kinën.
Gjatë kësaj konference për shtyp, Putin u shpreh gjithashtu se dy ditë më parë është takuar me Yanukovich dhe ky i fundit është shprehur se nuk do t`i njohë zgjedhjet e 25 majit, që sipas tij do të mbahen në mes të “terrorit” në Ukrainë.
/Shqiptarja.com

VD/Putin Yanukovich është ende president legjitim