Kerry në Prishtinë: Mbështesim
2 marrëveshjet e kundërshtuara

Kerry në Prishtinë: Mbështesim<br />2 marrëveshjet e kundërshtuara
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në vizitën dy orëshe në Kosovë deklaroi se SHBA-të nuk mbështesin asnjë marrëveshje që cenon pavarësinë e Kosovës duke theksuar se dy marrëveshjet e kundërshtuara nga opozita me Serbinë dhe Malin e Zi kanë dhe mbështetjen e presidentit Obama.

“Mos u gaboni. Nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që do të rrezikonte sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Kemi investuar shumë së bashku që të lejojmë që e ardhmja e Kosovës të vihet në rrezik. Dhuna në Parlament nuk është e pranueshme dhe në Kuvend duhet hapur vendi për dialog, pavarësisht kundërshtimeve mes palëve. Kemi shembullin tonë me Vietnamin, kemi pasur një luftë me ta dhe tashmë e kemi lënë pas krahëve, për t’i hapur rrugën bashkëpunimit mes nesh. Kuvendi nuk është vendi ku mund të frikësohesh prej gazit lotsjellës, të gjitha palët duhet të diskutojnë për të ngushtuar dallimet dhe të gjithë qytetarët të trajtohen njësoj pavarësisht nga opozita apo përkatësia etnike, gjinore. I kërkoj Kosovës që të themelojë edhe Gjykatën Speciale, për të hetuar akuzat për krime luftë në Kosovë, në mënyrë që të gjitha padrejtësitë të ndëshkohen", deklaroi Kerry.
 
Ai tha se duhet gjetur gjuhë e përbashkët në politikë dhe se dialogu është zgjidhje për gjithçka. “Debati duhet të ndodhë në demokraci, e veçmas në Kuvend, duke respektuar njëri-tjetrin. Nuk është vend gaz lotsjellës”, tha Kerry.
 
Sekretari amerikan i Shtetit kërkoi ndjesë për kohëzgjatjen e shkurtër të vizitës, duke premtuar që do ta vizitoi sërish Kosovën. 

“Ju falënderoj për mikpritjen e mrekullueshme që më keni ofruar. Shoh posterat dhe flamujt që keni varur dhe që tregojnë një farë krenarie për ne, sikurse tregojnë vlerësimin që keni ju ndaj nesh. Është një rrugëtim i rëndësishëm që e kemi bërë së bashku dhe kemi respektin e ndërsjelltë. Ju kërkoj ndjesë për vizitën e shkurtër, sepse Kosova meriton një vizitë më të gjatë, ndaj kam premtuar se do të rikthehem sërish. Do të shkoj në Beograd dhe do të bisedoj edhe me Vuçiç, i cili është shumë i rëndësishëm në vijimin e dialogut mes jush", u shpreh ai.

Nga ana e tij kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa pasi shprehur falënderim për mbështetjen e SHBA-ve foli dh për krizën politike.
 
"Përkundër tensioneve të fundit, qeveria mbetet e vendosur të vazhdojë dialogun me Serbinë, ashtu sikurse marrëveshjet do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese. Jemi të vendosur gjithashtu të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha organet publike", tha Mustafa.

Një tjetër kërkesë e sekretarit amerikan të Shtetit për politikën Kosovare ishte dhe ngritja e Gjykatës që do trajtojë pretendimet për krime lufte. Gjithashtu ai vlerësoi punën e autoriteteve në Kosovë sa i përket luftës ndaj terrorizmit. 

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaroi se Prishtina do të vazhdojë dialogun me Serbinë, por theksoi se nëse Gjykata kushtetuese rrëzon këto marrëveshje qeveria e tij do ta zbatojë. 

Opozita në Kosovë ka bllokuar prej muajsh punën e Kuvendit, duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke organizuar protesta. Tre partitë opozitare kundërshtojnë marrëveshjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ndërsa pas trazirave 5 deputetë opozitarë janë arrestuar.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve