/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të takojç presidentin rus, Vladimir Putin nesër në Sotchi ku do të diskutojnë për çështjet dy palëshe dhe rajonale duke përfshirë këtu Iranin, Sirinë dhe Ukrainën, theksoi departamenti i Shtetit.
Bëhet fjalë për vizitën e parë të Kerryt në Rusi që prej dy vjetësh, ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët që prej fundit të Luftës së Ftohtë për shkak të krizës Ukrainase.
Kerry do të takohet me Putin si dhe me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, para se të niset për në Turqi për një takim të NATO-s, theksoi Departamenti i Shtetit.
Moska kishte njoftuar më herët se Kerry do të pritej nesër në Sotchi, ku ndodhet residenca verore e presidentit rus, Vladimir Putin, por nuk ishte konfirmuar se dy drejtuesit do të takoheshin.
"Ky udhëtim bën pjesë në përpjekjet tona për të mbajtur një linjë komunikimi me drejtuesit rus me qëllim për tu siguruar se qëndrimet amerikane janë qartësisht të komunikueshme", theksoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf.
/Shqiptarja.com