KESH eksporton për 1-10 mars 1.7 mln
euro energji me çmime 25% më ulët 

KESH eksporton për 1-10 mars 1.7 mln<br />euro energji me çmime 25% më ulët 
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka vijuar eksportin e energjisë edhe këtë muaj. Burimet zyrtare kanë njoftuar se KESH ka tenderuar  5 kompani për eksportin e 77,800 MW me vlerë prej 1.7 milionë euro. Ky është tenderi i tretë që kompania organizon për eksportin brenda këtij viti duke i siguruar rreth 4 milionë euro të ardhura vetëm për muajt shkurt dhe mars.
 
Çmimi mesatar i energjisë së shitur ne tenderin e fundit ishte 21.1 euro për 77,800 MW/h, ndërsa çmimi i bursës së Hungarisë që merret si referencë nga KESH dje ishte 28,33 euro megavat për çmimet bazë dhe 33.4 euro për çmimet pik.  Sipas çmimeve të Bursës Hungareze KESH e shiti energjinë 25% më lirë se çmimet bazë të bursës.
 
Mirëpo ekspertët pranë kompanisë bëjnë me dije se, KESH i shet tepricat e energjisë në fasha, të cilat kushtojnë shumë më lirë se çmimet pik dhe çmimet bazë. KESH në njoftimin zyrtar për këtë çështje ka sqaruar se Komisioni i Shitjes së energjisë elektrike zhvilloi procedurën e shitjes së energjisë elektrike duke ftuar të marrin pjesë shoqëritë tregtare dhe prodhuese për të paraqitur ofertat e tyre.
 
Pas dërgimit të ofertave nga shoqëritë tregtare dhe/ose prodhuese, komisioni i shitjes ne KESH administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Shoqeritë që shprehen interes ishin – GEN-I Tirana shpk, GEN-I doo Beograd,GEN-I doo, EFT AL, Future Energy AL, GSA Danske Commodities Albania, Petrol doo, Ezpada doo, NOA Energy Trade dhe Netëork for Trading.
 
Më pas komisioni i shitjes vazhdoi procedurën e negocimit me 5 nga shoqërite prodhuese të cilat u shpallen edhe fituese./MONITOR/

tabelat kesh eksporti enegjise


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)