KESH: Jemi në krizë,
CEZ të paguaj borxhin

KESH: Jemi në krizë,<br />CEZ të paguaj borxhin
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka pranuar se ndodhet në një situatë të rëndë financiare, gjë që rrezikon një krizë energjie në vend. Prandaj KESH i ka kërkuar kompanisë çeke, CEZ, që të paguajë borxhin prej 58 milionë euro që i detyrohet.

“Për të sqaruar opinionin publik, KESH bën të ditur se borxhi në vlerën e 55 milionë eurove, që së bashku me vonesat kap vlerën e rreth 58 milionë eurove, një borxh që është krijuar duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2010 e në vijim. Pra, CEZ Shpërndarje ka 12 muaj që nuk i paguan KESH-it energjinë që ai e furnizon dhe që më pas, iu kalon konsumatorëve. Si pasojë e këtyre detyrimeve të papaguara, të cilat CEZ Shpërndarje duhet ti kishte paguar në bazë të kontratës që ka me KESH-in, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ndodhet aktualisht në vështirësi financiare”, thuhet në deklaratën e KESH-it.

Më tej Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sqaron se kjo kompani po importon aktualisht energji, duke përdorur 45 milionë euro overdrafte që i ka marrë për të garantuar burimet për blerjen e energjisë elektrike dhe për të furnizuar pa ndërprerje konsumatorët.

CEZ deklaroi dje, se e njeh borxhin që ka, por gjithashtu kërkoi që t’i paguhen borxhet që institucionet qeveritare kanë ndaj saj, pasi nuk kanë paguar energjinë që kanë konsumuar.

KESH ka theksuar se justifikimi që jep CEZ Shpërndarje se nuk mund të paguajë borxhet ndaj KESH, pasi qeveria i detyrohet për faturat e papaguara të energjisë nga disa institucione shtetërore është i një mentaliteti mesjetar.














  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS