Këshillat e Jennifer Lopez për një jetë të shëndetshme

Këshillat e Jennifer Lopez për një jetë të shëndetshme

Jennifer Lopez

Jennifer Lopez është një prej ikonave të bukurisë, e cila ka  sfiduar  kohën duke mbajtur një regjim të rreptë ushqimor e stërvitor, ndaj nëse doni të dukeni bukur edhe në moshën 40-vjeçare ndiqni ndonjë nga këshillat e mëposhtme të artistes.

Të ushqyerit

Një drekë tipike e saj përfshin peshk dhe shumë perime.

Brokoli, speca dhe kungull jeshil të spërkatura me pak vaj, uthull të bardhë dhe erëza, është sallata e saj e preferuar, ashtu siç është sallata 'kale' me djathë të freskët dhe fara të pjekura kungulli. 

 “Më pëlqen mishi i derrit dhe pulës, sidomos i stilit portorikan!”  shprehet Lopez .

Mes vakteve ajo mund të konsumojë fruta të thata apo të freskëta.

“Unë gjithmonë konsumoj ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime, të cilat i marr me vete kudo,” zbuloi ajo gjatë një interviste.

Jennifer ushtrohet shumë dhe kjo nuk përfshin vetëm palestrën, pasi  ajo merret me boks, ushtrime të lira, e së fundmi në YouTube tregoi se nuk ishte e përgatitur sa mendonte, sepse të ushtruarit në tub për filmin Hustlers, rezultoi shumë e vështirë.

Një tjetër këshillë që ajo na u jep të gjithave është që të mos dalin jashtë pa kremin mbrojtës.

 “Unë rrallë herë ekspozohem në diell, por edhe nëse dal në diell, vendos shumë krem mbrojtës,” ka thënë Lopez .

Moskonsumimi i alkoolit dhe kafes është një tjetër arsye për të mbajtur një lëkurë të pastër e të freskët dhe Jennifer është shprehur se ato e shkatërrojnë lëkurën me kalimin e moshës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën