Këshillat/ Ja rruga më e mirë
për të trajtuar dhimbjet kronike

Këshillat/ Ja rruga më e mirë<br />për të trajtuar dhimbjet kronike
Dhimbjet kronike janë një një shqetësim i moshave të mesme dhe tek të moshuarit. Një raport i Institutit Italian të Shëndetit ka zbuluar se sot pacientët bëjnë shumë pak për tu kuruar nga dhimbjet kronike.

Shumica e njerëzve që kanë dhimbje, më shumë ankohen tek të tjerët se sa marrin nisma, si stërvitja apo ndjekja e terapive të mjekut për tu shëruar. “Ndjeni një dhimbje të shpinës atëherë nisni të lëvizni. Keni dhimbje koke, atëherë komunikoni, flisni  me mjekun, përpiquni të kuptoni ambientet ku ndiheni më mirë. Keni një dhimbje në këmbë, atëherë duhet të vizitoheni të mjeku. Pas kësaj bëni stërvitje dhe ndiqni këshillat e fizioterapistëve.

Nëse një pacient nuk përpiqet të largojë dhimbjet, atëherë sjell dhe një rënie psikologjike, që të “zhyt” akoma dhe më shumë me idenë se “nuk mund të shërohem dot”, - shprehet Marta Gentili specialiste për dhimbjet kronike, për corriere.it.  Sipas studimeve të ndryshme pacientët humbasin besimin, kur shikojnë që nuk kanë përmisim nga dhimbjet kronike, pavarësisht se lethtësimi i dhimbjeve kërkon sakrifica. “Në qoftë se dhimbja është kronike, zgjat për më shumë se tre muaj.

Dhimbje kronike është një sëmundje, jo vetëm një simptomë. Një dhimbje kronike neuropatike në gjoks, për shembull, ajo ndikon në kapacitetin e frymëmarrjes dhe mund të rrisë rrezikun e pneumonisë dhe sëmundjeve të zemrës. Mjeku vlerëson  karakteristikat dhe shkaqet për këtë arsye është e domosdoshme, zgjedhja e drejtë e trajtimit” , - thotë  Coaçioli Stefano, pjestarë i shoqatës së shëndetit në Itali. Mjeku i kujdesit parësor është ende pika e referimit, për shkak se mund të bëjë një vlerësim fillestar dhe këshillon për rrugën e drejtë që duhet të ndjekë një pacientë.
 
Hapat
Në rastet e një dhimbje kronike, këshilla më e mirë mbetet mjeku specialistë, duke qënë se një pacient mund të ketë dhe efekte anësore dhe duhet të merret parasysh receta dhe terapia që ju thotë mjeku. Një tjetër këshillë është ecja.

Të ecësh 3 herë në ditë do të thotë se i ke dhënë mundësi muskujve të trupit të “reagojnë” ndaj çdo dhimbje dhe të mbajnë në situatë të qëndrueshme organet jetësore dhe qarkullimin e gjakut. Në rast të dhimbjeve në këmbë apo në mes, atëherë duhet të këshilloheni dhe me një fiziterapist, i cili me disa seanca mund t’ju largojë dhimbjet e ditëve të fundit.

Kur vuani nga dhimbjet kronike, mos u besoni sasive të ilaçeve që merrni çdo ditë, por sa të vlefshme janë ato. Përpiquni të kuptoni kush ju lethtëson dhimbjen. Kur keni dhimbje të vazhdueshme atëherë përpiqeni të largoni vëmendjen duke ngrënë shumë dhe në këto raste sjell dhe shtimin në peshë.

Këshillohen vetëm konsumimi i produkteve bimore. Gjithashtu duhet të flsini dhe me pacientë të tjerë, të cilët mund të kenë vuajtur më parë nga dhimbje të njëjta si ju. Në fund mbetet dhe vizita te psikologu që shumë shqiptarë nuk e përdorin. Kur vuani nga diçka e lethtë, mund të “fiksoheni” sikur keni gjatë gjithë kohës dhimbje dhe një vizitë te psikologu mund të ndajë dhimbjen e vërtetë nga mendimi se jeni sëmurë.
 
Dhimbjet
Hapat që duhet të ndiqni kur keni dhimbje të vazhdueshme

Vizitohuni te mjeku
Ecni 3 hërë në ditë (vrapim i lethtë)
Këshillohuni me një fiziterapist
Përpiquni të mos merrni shumë ilaçe (rasti i të moshuarve)

Hani produkte bimore
Ndiqni terapinë e mjekut
Vizitohnu te psikologu
Mos humbni besimin

Mos hani sasi të mëdha ushqimi
Komunikoni me persona të tjerë që kanë vuajtur nga të njëjtat sëmundje


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë