KËSHILLAT, Qarku Fier/ PS fiton sërish në bastionin socialist! PD forcë e dytë në Patos, BF rezultat të dobët në Mallakastër

Në bastionin e socialistëve, Bashkinë Fier, PS ka marrë 33 mandate nga 51 në total. BF ka marrë 13.05% duke siguruar vetëm 7 mandate. Ndërkohë surprizë ka qenë edhe PSD ku ka marrë 5 mandate ose 9.16% ndërsa PD ka marrë 4 ose 8.09%. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleanca Liberale e Djathtë kanë marrë nga 1 mandat.  
Rezultatin e plotë për bashkinë Fier e gjeni KËTU

Socialistët kanë korrur fitore në Lushnjë. Në 151 kuti votimi të numëruara nga 156 në total duke fituar 24 mandate nga 41 në total në Këshillat Bashkiakë. Socialistët pasohen nga BF me 15.72% duke siguruar 7 mandate por edhe PD ka patur një rritje të ndjeshme duke marrë 4 mandate. PSD ka marrë 2 mandate ndërsa Partia Republikane Shqiptare, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë kanë marrë nga 1 mandat.
Rezultatin e plotë për bashkinë Lushnjë e gjeni KËTU

Situata paraqitet pothuajse e njëjtë në Bashkinë Roskovec ku PS kanë fituar 12 mandate nga 41 në total ndërsa BF me 7 mandate duke siguruar 27.66% të votave. PBK ka siguruar 1 mandat me 7.32% të votave. Ndërsa PDIU ka marrë 1 mandat me 4.08% të votave.
Rezultatin e plotë për bashkinë Roskovec e gjeni KËTU.

Në bashkinë Patos ka përfunduar numërimi dhe nga 21 mandate në total, PS ka siguruar 16 mandate, Bashkë Fitojmë ka fituar 3 mandate ndërsa PDIU 2 mandate. 
Rezultatin e plotë për bashkinë Patos e gjeni KËTU

Mallakastër, PS ka marrë 9 mandate nga 21 në total me 34.71% të votave. PD renditet e dyta me 3 mandate ose 11.61 %. Bashkë Fitojmë ka marrë 2 mandate ose 7.01%. Nga 1 mandat kanë marrë PAA. PR, PLL, PDS, ALD, PSD DHE PDIU.
Rezultatin e plotë për bashkinë Mallakastër e gjeni KËTU

Në Divjakë ka përfunduar procesi i numërimit për Këshillat Bashkiakë. Partia Socialiste ka marrë 18 mandate nga 31 në total me 50.55% të votave. Me 5 mandate pasohet nga “Bashkë Fitojmë” me 13.33% të votave. Ndërkohë, duket një përmirësim në Këshillat Bashkiakë edhe nga Partia Demokratike ku ka marrë 4 mandate ose 12.60%. Ndërkohë nga 1 mandat kanë marrë Fryma e Re Demokratike, PLL, PR dhe PSD.
Rezultatin e plotë për Bashkinë Divjakë e gjeni KËTU .


Lajmi kryesor:

PS merr shumicën e këshillave bashkiakë! PD rritet! Berisha-Meta pësojnë tjetër disfatë! PSD merr veriun


G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

'Nuk e kuptoj si shkohet te bashkia me bluzën: Lironi Saliun!', Balla ironizon Vokshin: Albana hiqe bluzen, se le nam

'Nuk e kuptoj si shkohet te bashkia me bluzën: Lironi Saliun!', Balla ironizon Vokshin: Albana hiqe bluzen, se le nam