Ka nisur numërimi për Këshillat Bashkiakë në qarkun Shkodër që njihej dikur si bastion i së djathtës.
Pas fitores së Benet Becit, edhe në këshill, PS kryeson bindshëm në bashkinë Shkodër me 18 mandate nga 51 në total. Ndërsa Bashkë Fitojmë arriti të marrë 23.81% të votave nga ku ka siguruar 13 mandate. PSD renditet forcë e tretë në këshillin bashkiak, me 12 mandate. 5 mandate ka marrë PD. Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e re Demokratike kanë siguruar nga 1 mandat.
Rezultatin e plotë për Bashkinë Shkodër e gjeni KËTU.
Në Fushë Arrëz është mbyllur numërimi për këshilltarët bashkiakë ku ka fituar PSD me 3 mandate nga 15 në total. Edhe Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 3 mandate me 13.06% të votave, Ndërsa PS ka siguruar 2 mandate apo 12.79% të votave. Partia Kristian Demokrate me 10.12% të votave ka marrë 2 mandate. Bashkë Fitojmë me 7.96% të votave ka siguruar vetëm një mandat. PD po ashtu ka arritur të sigurojë vetëm një mandat. Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e Re Demokratike dhe PDIU kanë marrë nga një mandat.
Rezultatin e plotë për bashkinë Fushë-Arrëz e gjeni KËTU.
Në Bashkinë Pukë, PSD kryeson me 4 mandate nga 15 në total me 17.66 % të votave. E ndjekur nga Partia Socialiste dhe Aleanca Arbnore Kombëtare me nga 2 mandate. Bashkë Fitojmë, PD, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Balli Kombëtar, Fronti i Majtë dhe Fryma e Re Demokratike, kanë arritur të sigurojë vetëm 1 mandat.
Rezultatin e plotë për Bashkinë Pukë e gjeni KËTU.
Na bashkinë e Vaut të Dejës ka përfunduar numërimi. PSD ka fituar 10 mandate nga 31 në total me 27.64%. Partia Socialiste ka marë 7 mandate me 21.93%, po ashtu edhe BF ka marrë 7 mandate me 19.54%. PD ka marrë 3 mandate me 8.85%. PDS ka marrë 2 mandate, ndërsa PAA dhe PR kanë marrë nga 1 mandat.
Rezultatin e plotë për Bashkinë e Vaut të Dejës e gjeni KËTU
Në Malësinë e Madhe ka përfunduar numërimi. PSD del forcë e parë me 8 mandate ose 19.65%. Më pas ndiqet nga PS me 6 mandate ose 16.61%. Nga 3 mandate marrin BF, PD, PAA dhe LZHK. Aleanca Arbnore Kombëtare merr 2 mandate ndërsa nga 1 mandat marrin FRD, ADK dhe Ardhmërija Shqiptare.
Rezultatin e plotë për Bashkinë e Malësisë së Madhe e gjeni KËTU
Lajmi kryesor: