Këshilli Bashkiak i Lushnjës vendosi sot t’i heqë titullin “Qytetar Nderi” Gjergji Velon, titull i miratuar nga ky këshilli dy muaj më parë pas kundërshtisë së fortë të demokratëve.
Vendimi i mëparshëm ishte marrë mbi bazën e informacionit jo të plotë të paraqitur nga Autoriteti i Dosjeve. Pas përfshirjes së çështjes në rendin e ditës, këshilli miratoi heqjen e titullit me 23 vota pro, 4 kundër dhe 8 abstenime.
Gjergji Velo ka mbajtur funksionin e kryetarit të Komitetit të Lushnjës ne komunizem dhe ka firmosur dhe cilësohet si persekutor nga demokraët.
Sakaq, Këshilli e cilësoi vendimin si një korrigjim institucional dhe jo si ndëshkim personal ndaj Velos.
Në të njëjtën mbledhje u miratuan edhe buxheti i vitit 2026 me vlere 22 milionë euro. Opozita votoi kundër, ndërsa shumica e miratoi buxhetin.
Komente









