Këshilli Bashkiak miraton 
Buxhetin dhe Paketën Fiskale

Këshilli Bashkiak miraton <br />Buxhetin dhe Paketën Fiskale
TIRANË -Janë dashur më shumë se 12 orë debate, replika kundërshtime e sqarime, për t’u votuar vetëm me votat e mazhorancës buxheti i vitit 2016 për Bashkinë e kryeqytetit, si dhe sistemi i taksave dhe tarifave vendore.. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për herë të parë Tirana do të ketë një buxhet prej 120 milionë dollarësh, 39 % e të cilit shkon për investime publike.
 
"Buxheti është më ambiciozi i bashkisë së Tiranës prej vitesh. Jo vetëm se territori i bashkisë është 25-fishuar, por edhe të cilësisë së shërbimeve. Për herë të parë do të kemi një buxhet për Tiranën prej 120 milionë dollarë, tre herë më i lartë se buxheti i shkuar. Në ndryshim nga viti 2014, ku u parashikuan 69 milionë dollarë të ardhura dhe u mblodhën vetëm 46 milionë, apo viti 2015 ku u parashikuan 74 dhe u mblodhën vetëm 40 milionë dollarë39 % e buxhetit do të shkojë për investime publike, 36 % për shpenzime operacionale  dhe 25 % për shpenzime administrative. Tirana që gjetëm ishte në gjendje emergjence që kishte prdhuar gjumi i gjatë 4-vjeçar. Synimi parësor i këtij buxheti do të jetë që ta rikthejë Tiranën në një qytet të jetueshëm - në një qytet të pastër e të gjelbër, ku rrugët nuk janë të mbushura me gropa e ku trotuaret nuk janë të zaptuara apo të pandriçuara, ku transporti publik është i shpejtë dhe cilësor, ku shërbimet janë gjithëpërfshirëse, ku jeta kulturore e artistike është e larmishme dhe ku mundësitë për të investuar e për të bërë biznes janë të mëdha", - u shpreh kryebashkiaku.
 
Në këto muaj të qeverisjes së Tiranës, Veliaj tha se ndryshimi i kryeqytetit në ndriçim, rrugë, puseta, kanalet kulluese dhe pastërti, është i dukshëm.
 
"Tirana ka ndryshuar dhe për këtë flet puna jonë, është një qytet më i pastër, rrugët, puseta, ndriçimi, gjithçka ka nisur të përmirësohet. Tirana sot vjen era qytet, dhe bashkia era bashki për të gjithë qytetarët. Kryqëzimet semaforike sot në Tiranë janë 100 % në funksion, i kemi gjetur vetëm 30 %. Dilni sot në Tiranë kur të shkoni për drekë dhe shikoni si mund të bëhet një qytet funksional. Ashtu edhe tabelat e vendosura kanë dhënë efekt një javë pasi kemi miratuar rregullat e reja të qarkullimit, edhe për nxënësit që shkojnë në shkollë. Nuk ekziston më koncepti i vijave të bardha që i lante shiu të nesërmen. Kemi rikthyer ndriçimin publik, kemi zëvendësuar kabujt e vjedhur. Unë gjithsesi preferoj më mirë të dëgjoj dëshirat, kërkesat dhe pritshmëritë e fëmijëve dhe moshës së tretë sesa kritikat e një opozite që do të bëjë politikë me gjithçka dhe ka vetëm hallin që të plotësojë normën e vrerit dhe helmit që hedh nëpër media", - tha Veliaj.

Zërin kryesor të buxhetit të parashikuar nga Bashkia e Tiranës e zënë shpenzimet publike vendore. “Menaxhimi i rrugëve dhe transportit publik 21% të buxhetit. Nga 17% të buxhetit respektivisht do të shkojnë për arsimin dhe edukumin si edhe planifikimin, menaxhimin dhe administrimin”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, strehimi dhe planifikimi i territorit do të zënë 5% të shpenzimeve buxhetore, ndërsa nga 2% secili do të zënë programet e kujdesit social e mbrojtjes civile. Gjithashtu, parashikohet që 1% të buxhetit do të përbëjnë kultura e turizmi, rinia e sporti, si edhe zhvillimi ekonomik. 

Veliaj listoi të gjitha investimet e kryera nga Bashkia e Tiranës nga muaji shtator kur ai mori detyrën:
 
Sektori i mirëmbajtjes për muajt shtator – dhjetor
  • Vendosje pllakash te reja ne trotuar – 5000 metra katrorë;
(Gjetëm 30 lloje pllakash, e kemi ulur në 10 lloje)
  • Riparime trotuari dhe mirembajtje trotuari – 3000 metra katrorë
  • Vendosje Bordurash – 1200 metra linearë
  • Betonime -  100 metra kub
  • Skarifikim dhe transport mbeturinash – 900 metra kub
Rruget ne te cilat jane kryer keto punime si me poshte vijon.
 
Rr. Medar Shtylla,  Rr Lord  Bajron, Rr, Adem Jashari,  Rr. RReshit Petrela, Shkolla 26 Nentori, Rr Elbasanit, Sheshi Nene Tereza,  Garda e Republikes.  Lulishte rreth rrotullimi Dogana, Blv Bajram Currri. Rr Rreshit Petrela, Rr Sami Frasheri. Parkingu Stadiumi Dinamo, Lulishtja Sheshi Shqiponja, Muharem Butka(prane klubit Dinamo), Lulishtja Zogu I zi, Varrezat e Deshmoreve, Bulevardi Zogu I-re, Bulevardi Deshmoret e Kombit,Blv Zhan Dark, Rr Reshit Petrela.
 
Zgarat e pusetave
Mungonin afro 7000 zgara pusetash, që ishin vjedhur dhe përbënin një rrezik për qytetarët e Tiranës dhe pengesë për trafikun. Natyrisht që Bashkia as që kishte vënë ujin në zjarr t’i zëvendësonte.
 
Në 3 muaj kemi zëvendësuar afro 500 syresh, ndërkohë që kemi filluar zbatimin e një projekti për vendosjen e zgarave plastike që do të shmangin problemin e vjedhjeve.
 
Një shifër më dramatike vjen nga pastrimi i kanaleve e zgarave shimbledhëse ku janë pastruar nga shtatori në dhjetor afro 50 000 syresh. Tonelata mbetje, plastikë, plehëra që ishin akumuluar aty në 4 vjetë që ka fjetur gjumë ish kryetari.
 
Rruget ne te cilat jane kryer keto punime  si me poshte :
 
Blv. “Bajram Curri” – Segmenti “Brryli - Piramida”
Blv. ”Zhan D’ Ark” – Seg. ”Hotel Dajti – Pall. me Shigjeta” /Blv. “Gj.Fishta” – Seg. “Brryli - Piramida”
Blv. “Zogu I pare  ” / Sheshi Skenderbej
Ali Demi, /  , Rr.”Elbasanit  ,/ Kombinat  , /Sheshi Skenderbej  , /Rr.”Sami Frasheri,  Zogu I,/ Kompleksi Dinamo, / Pallati me shigjeta, /Unaze,  /Kashar  , Blv .”Bajram Curri”, /Harry Fultz  , /Inxhinieria e Ndertimit , / Komuna Parisit ,/ Ylbere Bylykbashi ,  /Donika Kastrioti ,  /Stadiumi Dinamo / Kopshti 25 , Shkolla Ali Demi,/  Rr. Durresit   Hoxha Tasim Unaza, Stadiumi Dinamo, Qemal Stafa, Rr Dibres, Brryli, Unaza, Rr Bardhyl, Rr Elbasanit, Zjarrfikëset, Komuna e Parisit
 
Asfaltime
 
Janë kryer punime mirëmbajtëse asfaltimi me rreth 5000 metra katrorë në rrugët:
Bajo Topulli, Hysen Loci, Dhimitër Kamarda, Isuf Elezi (Blloku Irfan Tomini) Emin Duraku, Komuna e Parisit, Prokop Mima (Kodra e Diellit) Bjv Bajram Curri, Papa Gjon Pali II, Rr. Elbasanit, Dedë Gjo Luli, Jordan Misja, Urani Pano, Petro Nini Luarasi, Kristaq Capo, Mihal Grameno, Depo e Ujit, Fuat Toptani, Pjetër Budi, Ali Demi, Vëllezërit Kondi, Ali Visha, Shyqyri Demneri, Blv Zhan D’Ark, Hotel Dajti/Presidenca, Lord Bajron, Rr. Egnati, Hodo Beg, Asdreni, Rr. Dibres, Bushatlliu, Pandi Dardha, Riza Cuko, Sadik Petrela, Garda, Ali Demi/ Ura e Shkozes, Karaman Ylli, Hysen Xhura, Stadiumi Dinamo, Pallati me Shigjeta, Varrezat e Dëshmorëve
 
Informacion per punen e Ndricimit Publik per mujin Tetor 2015.
  • Sistemi semaforik
Kryqezimet semaforike Jane 100% ne Funksion.  Jane nderruar 280 llampa semaforësh neper kryqezime te ndryshme te Tiranes sipas Raportit te ardhur nga Qendra e kontrollit te Trafikut
  • Sinjalistika Vertikale
Jane montuar 102 Tabela Sinjalistike.
68 tabela janë montuar per projektin e kufizimit te trafikut per kamiona dhe furgone ne ore te caktuara.
34 jane tabela ndalim Qendrimi,Ndalim Parkimi,Parkimi i rezervuar.Kalim Kembesoresh ,Parkim I rezervuar per Mjetet e trasportit te nxenesve etj.
  • Sinjalistika Horizontale.
Jane realizuar vijezimet ne 12 Kryqezime per kalim kembesoresh  dhe jane vijezuar 4800 ml Rruge per kufizim korsie dhe shigjeta te ndryshme. Nuk e di a ju kujtohen ato vijëzimet që bëri Luli për fushatë? Nuk janë më.
  • Ndricimi Publik
  1. Eshte kthyer ndricimi nga zevendesimi I kabllove te vjedhur 
Ne total jane  zevendesuar 3641 metra linerarë kabëll i vjedhur.Duke funizuar  dhe rrugicat qe kane pasur mungese energjie per shkak se funizoheshin nga keto rruge ne total eshte kthyer ndricimi ne mbi 7200 ml Rruge Urbane.
  1. Eshte kthyer ndricimi nga riparimi I defekteve te rrjetit elektrik ne  4300ml rruge kryesore dhe dytesore sipas tabeles  bashengjitur.
  2. Eshte kthyer ndricimi nga zevendesimi I llampave te djegura  ne  3930ml rruge  ku jane zevendesuar 131 llampa sipas tabeles bashkengjitu
Ne total eshte rikthyer Ndricimi ne 15430 ml (15 Km) Rruge te ndryshme Urbane.
 
Thënë ndryshe ne trashëguam një infrastrukturë/sistem ndriçimi që mbulonte 60% të territorit të Tiranës. Nga ky vetëm 50% ishte funksional. E kemi çuar këtë shifër në 80% dhe brenda vitit 2016 do ta çojmë në 100%. Ndërkohë që do të shtrijmë sistemin e ndriçimit nga 60% e mbulimit të territorit në 75% brenda vitit 2016 falë këtij buxheti

Te djathtet: Te shtyhet miratimi i buxhetit dhe paketes fiskale
Ndërkohë, të djathtët këshillin bashkiak kërkuan në nisje të mbledhjes që votimi i buxhetit dhe taksa vendore të shtyhet për një mbledhje tjetër, pasi ligji i ndryshuar për taksat vendore nga Kuvendi i Shqipërisë ende nuk ka hyrë në fuqi.

"Jemi mbledhur kot se aktet që bëjmë ne janë akte nënligjore, bazohen në ligjet që prodhon parlamenti. Paketa fiskale do duhet të zbërthejë taksat vendore që ne i marrim të gatshme nga parlamenti. Vendimi për taksat dhe tarifat vendore është bazuar në një projektligj i cili nuk është kthyer ende në ligj. Ligji i ndryshuar për taksat vendore nuk ka hyrë ende në fuqi. Kjo është e jashtëzakonshme, nuk ka ndodhur ndonjëherë gafa të tilla. Ne po miratojmë disa taksa të cilat nuk ekzistojnë në ligj. Me vajtjen në gjykatë të këtij vendimi ai do të shpallet i pavlefshëm dhe kush merr pjesë në marrjen e këtij vendimi është në shkelje të hapur të detyrës. Ne mund të mos biem dakord për taksat dhe buxhetin, por duhet të biem dakord që aktet të cilat prodhojmë të kenë vlefshmëri juridike. Ne nuk mund t'i miratojmë këto dy vendime, taksat vendore si dhe buxhetin që të ardhurat i parashikon në bazë të këtyre taksave të shtyhen për një mbledhje tjetër", - u shpreh anëtari i PD-së në këshillin Bashkiak Fatjon Topollaj.

keshilli bashkiak
 
Por mazhoranca në këshill argumentoi se buxheti i vitit 2016 sipas ligjit duhet të miratohet brenda 31 dhjetorit.
 
"Këshilli duhet të miratojë deri me 31 dhjetor buxhetin e vitit pasardhës. Është e vërtetë që botimi i ligjit në fletoren zyrtare ka efekt ndaj qytetarëve, por kur flasim për organet e administratës publike kemi të bëjmë me bashkëveprim të pushtetit vendor dhe lokal. Është detyra jonë të njohim ligjin dhe efektet e tij. Nuk mundemi ta shtyjmë këtë vendimmarrje, se ai ligj i ka efektet që nga 1 janari. Ligji është miratuar nga Kuvendi dhe nuk ka arsye ta shtyjmë këtë vendimmarrje".
 
Kreu i grupit parlamentar të PD-së në këshillin e Bashkisë Leonard Olli kërkoi që pjesë e diskutimeve të bëhen edhe dy propozimet e demokratëve për buxhetin dhe taksat vendore. 

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK