Këshilli Bashkiak tre muaj pa u
mbledhur, rrezikon shpërndarjen

Këshilli Bashkiak tre muaj pa u<br />mbledhur, rrezikon shpërndarjen
TIRANE - Këshilli Bashkiak i Tiranës, nësë nuk mblidhet para datës tre gusht rrezikon të shpërndahet. Pasi sipas ligjit për oganizimin e qeverisjes vendor nëse këshilli bashkiak nuk mblidhet për tre muaj ai vetëshpërndahet. “Kur këshilli nuk mblidhet për shkak të mungesës së anëtarëve të tij gjatë tre muajve, duke filluar nga data e mbledhjes së fundit të tij, këshilli quhet i vetëshpërndarë. Vetëshpërndarja pasohet me zgjedhje të reja për këshillin përkatës dhe sekretari i këshillit komunal ose bashkiak, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3 mujor, njofton prefektin” shkruhet në nenin 31 në ligjin për organizimin dhe funksionimim e qeverisjes vendore.

Ndërsa sipas këshilltarëve të majtë Këshilli Bashkiak, nuk do të shpërndahet pasi këto ditë ata do të mblidhen për të kërkuar thirrjen e parlamentit vendor. “Ne këto ditë do të diskutojmë për të kërkuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Deri tani nuk është thirrur sepse nuk na është kërkuar nga Bashkia e Tiranës dhe pikërisht Bashkia nuk ka paraqitur vendimet, pasi janë ata që paraqesin vendimet që ne duhet të diskutojmë në këshill” shprehet Florian Pullazi, këshilltar i majtë. Po sipas tij, këshilli nuk rrezikon të shpërndahet.

“Këshilli Bashkiak nuk rrezikon aspak që të shpërndahet” shprehet Pullazi. Ai më tej shton se mos thirrja dhe paraqitja e vendimeve në këshill deri tani, llogjikisht bashkia e ka njohur mbledhjen e fundit të thirrur nga shumica e këshilltarëve. Ndërsa në lidhje me mbledhjen e Këshillit Bashkiak, këshilltarja e djadhtë Zana Guxholli e kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, shprehet se deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për mbledhje të Këshillit Bashkiak. “Deri tani nuk kemi asnjë njoftim zyrtar për thirrjen e këshillit bashkiak. Por mendoj, se mund të mblidhet në  shtator.

Pasi në gusht është pushim dhe asnjëherë nuk është bërë mbledhje e Këshillit Bashkiak. Gjithsesi ky është mendimi im, por nuk e di çfarë do të ndodhë deri në fund të muajit korrik” shprehet Guxholli. Ndërsa në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, nuk ka snjë njoftim se kur është mbledhja e radhës së këshillit.  Ndërsa sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, mbledhjet e këshillit bashkiak bëhen çdo muaj.

“Mbledhjet e radhës të këshillit komunal ose bashkiak zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj. Këshilli mblidhet jashtë radhe: me kërkesën e kryetarit të komunës ose bashkisë; me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të tij; me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve” shkruhet në ligj. Këshilli Bashkiak ka disa funksione, ndër të cilat është edhe miratimi i buxhetit dhe ndryshimet e tij. Emëron dhe shkarkon kryetarin e Këshillit Bashkiak, vendos taksën e tarifës vendore si dhe nivelin e tyre, vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!