Këshilli i BE për Kosovën: Marrëveshja gjithpërfshirëse me Serbinë është kyç! Të realizohet liberalizimi i vizave

Këshilli i BE për Kosovën: Marrëveshja gjithpërfshirëse me Serbinë është kyç! Të realizohet liberalizimi i vizave

Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ditën e sotme kanë diskutuar edhe për Kosovën.  Në dokumentin e konkluzioneve kërkohet që Kosova të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të dëshmojë rezultate në luftë kundër korrupsionit dhe po ashtu të zbatojë reforma në përputhje me standardet evropiane.

"Këshilli bën thirrje për të zbatimi dhe nënvizon nevojën urgjente që Kosova të përshpejtojë proceset e reformave, në në përputhje me standardet evropiane dhe në funksion të ofrimit në të mirë të qytetarëve të Kosovës, duke pasur parasysh progresin e kufizuar të bërë deri tani", thuhet në raport.

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, nga të dyja vendet kërkohet që të angazhohen me vullnet të mirë në këtë proces, në frymën e kompromisit, për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

“Kjo marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin rajon. Kjo është kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugëtimin e tyre përkatës evropian.  Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet po ashtu të shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin dhe retorikën, e cila nuk është e favorshme për dialogun”, vijon raporti.

Në fund Këshilli njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe bën thirrje për realizim.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë