Këshilli i Kombëtar i PD-së i shkarkoi, reagon ‘Grupi i Rithemelimit’ me Berishën 'non grata' : Vendimi është nul, ne jemi lëvizja më pro-amerikane që ka ndodhur në Shqipëri

Këshilli i Kombëtar i PD-së i shkarkoi, reagon ‘Grupi i Rithemelimit’ me Berishën 'non grata' : Vendimi është nul, ne jemi lëvizja më pro-amerikane që ka ndodhur në Shqipëri

Kuvendi i 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha

Grupi i Rithemelimit, i cili u krijua një ditë më parë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, ka reaguar pas shkarkimit nga Këshilli Kombëtar i PD-së, të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës, si dhe anëtarëve të kryesisë e sekretarëve në PD, të cilët ju bashkuan Berishës. Sipas tyre, anëtarët e Këshillit Kombëtar në PD, nuk përfaqësojnë asgjë në Partinë Demokratike dhe vijojnë të përdorin simbolet, godinën dhe disa anëtarë, me shpresën se do vazhdojnë pazaret në kurriz te demokrateve.

Ato po ashtu e konsiderojnë nul mbledhjen e sotme nga PD dhe se çdo produkt i dalë prej saj sipas tyre është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike. Madje ‘Grupi i Themelimit’ të PD-së, pjesë e të cilit është edhe Berisha i shpallur ‘non grata’, nga SHBA thotë se ato janë lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi ne themel te saj qëndrojnë vota e lirë dhe respekti për statutin e PD si kontrata jone e përbashkët me çdo demokrat.

Ato thonë se Lulzim Bashën e kanë shkarkuar dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar, ndërsa shtojnë se komisioni vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor, i cili me votën e anëtarësisë do te certifikoje përfundimisht ndarjen nga humbësi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një procesi të ndershëm sipas parimit një anëtar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

‘Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike vëren se në një kohë që ka nisur puna për rikthimin e Partisë tek vlerat demokratike, konservatore dhe idealet e dhjetorit 1990-tës, persona që përveç humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokratike vijojnë të përdorin simbolet godinën dhe disa anëtare, me shpresën se do vazhdojnë pazaret ne kurriz te demokrateve.

Ju bëjmë me dije se më 4446 vota Kuvendi Kombëtar vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit.

Falenderojmë shumicën e anëtareve te Këshillit Kombëtar qe ju pergjigjen thirrjes se Komisionit te Rithemelimit per te bojkotuar tallavane e deputetit Basha. Ashtu siç dhe e kemi theksuar mbledhja e sotshme është nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike.

Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor me vullnetit e lirë të delegatëve ka miratuar statutin e ri e të Partisë Demokratike i cili është dokumenti themeltar mbi të cilin do të bazohet ringritja e Partisë Demokratike

Bëjmë me dije, se nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike është rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve. Nga dje çdo dokument zyrtar i PD që mbart si logon e vjeter është i pavlefshëm.

I kujtojmë anëtarëve të familjes sonë të përbashkët se, nisma për rithemelimin e Partisë Demokratike është lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi ne themel te saj qëndrojnë vota e lirë dhe respekti per statutin e PD si kontrata jone e përbashkët me cdo demokrat. Kurrë më ne PD nuk do te shiten dhe blihen mandatet e deputeteve! Nga sot e tutje ato do vendosen me transparence te plote nga vota e anetaresise se saj përmes primareve.

Nisma për rithemelimin e PD erdhi si domosdoshmëri pas veprimeve të dyshimta dhe korruptive me të cilat ish kryetari i dha oksigjen qeverisë Rama në tetë vite rresht. Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor i cili me votën e antarësisë do te certifikoje perfundimisht ndarjen nga humbesi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një proçesi të ndershëm sipas parimit një antar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

I ftojmë të gjithë antarët e familjes sonë të madhe të punojmë për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më demokratike. Komisioni për Rithemelimin e PD!’- njofton grupi i rithemelimit.

Sot Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, 251 anëtarët e të cilit votuan për shkarkimin nga të gjitha funksionet në PD të grupit të Berishës. Më argumentin se kanë cenuar rëndë interesin elektoral dhe politik të Partisë Demokratike, shkarkimi ka nisur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarëve të kryesisë, Flamur Nokës, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Albana Vokshit, Oerd Bylykbashit si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja