Këshilli i Mandateve,Halimi:Ka
deputetë me rekorde të tmerrshme

Këshilli i Mandateve,Halimi:Ka<br />deputetë me rekorde të tmerrshme<br /><br>
Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mbi kodin e sjelljes së deputetëve. Mbledhja e Këshillit të Mandateve drejtohet nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Mbledhja është shoqëruar me debate të forta, teksa ka qenë deputeti demokrat, Eduard Halimi, që ka thënë se Parlamenti ka sot deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale.

“Parlamenti sot ka në përbërje të tij deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale, deputetë që janë zgjedhur me paratë dhe sportin e krimit, deputetë që kanë lidhje familjare me krimin e organizuar, deputetë që kanë lidhje personale me kriminelë, deputetë që kanë përfituar tendera dhe koncesione personalisht apo nëpërmjet familjarëve të tyre”, tha Halimi.

Ndërkohë, kujtojmë se në dy seancat e fundit plenare ka pasur përplasje dhe debate të forta mes deputetëve, duke bërë që Kuvendi të mos zhvillojë punimet normalisht. Në seancën e parë ishte kryedemokrati Lulzim Basha, që debatoi ashpër me Gramoz Ruçin, duke u ngujuar për disa orë në sallën e Kuvendit, ndërsa javën e kaluar deputeti Flamur Noka 'pushtoi' foltoren dhe fyeu Ruçin, duke u përjashtuar me dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit