Këshilli i mandateve: Të nisin
hetimet për 3 deputetët PS

Këshilli i mandateve: Të nisin<br />hetimet për 3 deputetët PS
TIRANE-  Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit autorizoi sot Prokurorinë e Përgjithshme për ndjeke penale ndaj tre deputetëve lidhur me rolin e tyre në protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve ishin dakord në mënyrë unanime për dhënien e këtij autorizimi,ndërkohë që Taulant Balla, Besnik Baraj e Tom Doshi do të japin shpjegimet e tyre në seancën e radhës parlamentare. Tre deputetët nuk ishin në mbledhje, por kishin dorëzuar një letër ku sqaronin se shpjegimet do i jepnin në seancë parlamentare.

Këshilli mandatoi Viktor Gumin nga PD, e Damian Gjiknurin nga PS për të përgatitur raportin i cili do të prezantohet në seancën parlamentare ku do të votohet heqja e imunitetit për tre deputetët socialistë.

MBLEDHJA, RUÇI: BALLA, DOSHI E BARAJ I THONE PO HEQJES SE IMUNITETI
Mbledhja e Këshillit të Mandateve zgjati vetëm pak minuta. Fillimisht kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se Baraj, Doshi e Balla kanë paraqitur një letër ku shkruajnë se do të japin shpjegimet e tyre në seancë parlamentare.
“Nga kjo mbledhje mbetet të caktojmë vetëm dy raporterët, Damian Gjiknuri nga PS, dhe Viktor Gumi nga PD. Këto do bëjnë raportin gati për tia paraqitur seancës plenare”- tha Topalli.
Ndërsa kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruçi tha se letra nuk nënkupton vetëm që shpjegimet deputetët do i japin në seancë.
“Deputetët u japin dakordësinë që këshilli i mandateve të votojë pro heqjes së imunitetit të tyre kjo është esenca e letrës. Ne jemi dakord të përgatitet raporti, Këshilli të japë vendimin për heqjen e imunitetit”- tha Gramoz Ruçi.

KERKESA PER HEQJEN E IMUNITETIT
Më 23 janar Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në kryesinë e Kuvendit kërkesën për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë për të bërë të mundur sqarimin plotësisht të pozicioneve të tyre në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Një ditë më pas, më 24 janar Topalli mblodhi Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ku njoftoi për dosjen e mbërritur nga prokuroria.
Topalli kërkoi nisje të menjëhershme të procedurës, në mënyrë që kërkesa për heqjen e imunitetit për ta të bëhej në seancën e së enjtes, (dje) por kjo u kundërshtua nga kreu i grupit të PS-se, Gramoz Ruci, i cili kërkoi kohë për leximin e dosjeve. Pas shumë debatesh Këshilli vendosi të thërrasë për sot tre deputetët. Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj tyre. Ky raport i kalon Kuvendit për miratim.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Real Sociedad rikthehet te fitorja, mund 2-0 Las Palmasin dhe 'blindon' Evropën

Real Sociedad rikthehet te fitorja, mund 2-0 Las Palmasin dhe 'blindon' Evropën