Këshilli i Mandateve vendos të hënën për autorizimin e SPAK për arrestimin! Berisha: S'e kam vendosur ende nëse do shkoj

Sali Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij

Në këshillin e mandateve do shkoni personalisht apo me avokat?

Berisha: Nuk është marrë vendim se duhet të takoj avokatetërit me të cilët duhet të këshillohem. Nuk kam marrë akoma mendimin e avokatëve si do të veproj. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar do të vijojmë mosbindjen civile pavarësisht çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama.

Berisha tha më tej se ‘Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjitha valët e represionit të saj ‘


Lajmi kryesor:

SPAK kërkon arrestimin, Berisha thirrje për protesta, e braktis dhe Noka! Edhe Bardhi i del kundër! Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
A janë ftohur marrëdhënien me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

 

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “përndjekje politike të Ramës”, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit për arrestimin e tij për aferën 'Partizani'.

Sa i përket marrëdhënieve me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se nuk janë ftohur por vazhdojnë të veprojnë në sintoni.

“Pra, lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Sesi mund ti kontrollohet korrespondenca një deputeti pa leje nga parlamenti është shkelje Kushtetutës. Duhet t’i marrin leje parlamentit, sikundër nuk i morën heqjen e lejes së lirisë për të udhëtuar jashtë vendit në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita do të qëndrojë, nuk ka ftohje, jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera politike të opozitës”, deklaroi ai.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lala: 13/12/2023 14:16

    evoketreve...po..meso te flases

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja