Këshilli i Ministrave ka emëruar në mbledhjen e 19 dhjetorit Andrea Shllakun si zëvendësministër të Mbrojtjes.
Emërimi është bërë me propozimin e kryeministrit Edi Rama dhe hyn menjëherë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:
Z. Andrea Shllaku emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Komento
Komente









