Përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave po parashtrojnë argumentet e tyre në lidhje me vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga kryetari i bashkisë së Tiranës. Në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesja Irma Qosja tha se mjafton vetëm fakti i mungesës për afatin 3 muaj në detyrë për të shkuar te shkarkimi.
Ajo tha se ligji i qeverisjes vendore nuk ia lejon kryetarit të bashkisë që të mungojë për tre muaj edhe kur ka arsye për këtë, ndryshe nga Kushtetuta që e lejon deputetin ta mbajë mandatin kur ka arsye për mungesën e tij. Kjo sipas saj, se kryetari i bashkisë është organ monokratik me kompetenca ekzekutive. Si rrjedhojë, ajo tha se vendimi për shkarkimin dhe dekretin për zgjedhjet duhet të lihen në fuqi.
“Pretendimet e kërkuesit evidentojnë mungesën e kompetencës së gjykatës për këtë çështje se mungesa e tre mujorit nuk është rast i shkeljes së rëndë dhe nuk ka të bëjë me nenin 115 të kushtetutës. Kjo dispozitë nuk parashikon të vetmin rast ku mund të shkarkohet organi i zgjedhur, kryetari i bashkisë. Kjo dispoozitë trajton shkarkimin për shkelje të rëndë si një nga rastet e mundshme të përfundimit të mandatit të parakoshshëm. Rasti kur organi ka kryer një shkelje të rëndë është më i rëndësishmi dhe për këtë arsye kushtetuesbërësi e ka gjykuar që ta rregullojë atë shprehimisht në kushtetutë. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të shkarkohet ose ti përfundojë mandati për arsye të tjera objektive, të cilat mund të mos vijnë si pasojë e shkeljes së në detyrë apo vullnetit të tij, pretendimet e kërkuesit se qëllimi i ligjvënësit ka qenë të detajojë tre raste yë shkeljes së rëndë, nuk qëndron. I referohemi i nenit 62, që ka detajuar tre rastet, shkelje të rënda të kushtetutës e ligjit, dënimin për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë, dhe mosparaqitja në detyrë për 3 muaj. Tre rastet janë paraqitur si alternativa të ndara, dhe shkeljen e rëndë e ka të pasqyruar si thjesht në njërën prej tyre. Nëse do të ishte i vërtetë pohimi i kërkuesit se edhe këto raste bien brendsa logjikës së shkeljes së rëndë, atëherë ligjvënësi do të kishte ndjekur teknikë tjetër, duke i vendosur këto dy pika si nënndarje të pikës A. Fakti që janë listuar në mënyrë të mëvetshme, tregon se dy rastet e tjera nuk kanë lidhje me shkeljen e rëndë.”, tha ajo.
Më tej, ajo kërkoi që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për këtë ankimim për shkarkimin.
“Duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo gjykatës kushtetuese pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Në vlerësimin tonë, kërkesa qëndron jashtë sferës së nenit 115 të Kushtetues dhe kërkojmë që gjykata ta shpallë moskompetencën për këtë çështje.", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Shkarkimi/ Veliaj në Kushtetuese: U rrëmbeva pa akuzë, vota më e fortë se kulisat politike! 7 orë seancë, Qeveria e Presidenca: Ankimi s’është kompetencë e juaja












