Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me ankim Apeli i Posaçëm kundër vendimit të Shkallës së Parë të 1 shkurtit, që u dha nga gjyqtarja Etleva Deda për vijimin e arrestit në burg ndaj tij.

Veliaj kërkon masë më të butë se arresti në burg, duke ofruar edhe garanci pasurore ose çdo masë tjetër përveç arrestit në burg.

Apeli ka regjistruar kërkesën, duke caktuar edhe gjyqtaren Nertina Kosova për shqyrtimin e saj. Seanca në Apel do të zhvillohet më 24 shkurt.