Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi me 13 vota pro dhe dy abstenime (Rusia dhe Kina), rezolutën e propozuar nga Bahreini, e cila dënon ashpër sulmet e Iranit kundër territoreve të Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë.
Po ashtu Rezoluta bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të tilla, si dhe përcakton se ato përbëjnë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Rezoluta kishte 135 bashkë-sponsorizues, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Teherani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Trump: Irani është goditur më rëndë se çdo vend tjetër! Këshilli i Sigurimit i OKB miraton Rezolutën e propozuar nga Bahrein








