Këshilli i Sigurimit në OKB, Xhaçka: Sot filluam intervistat me kandidatët për ekipin që do përfaqësojë Shqipërinë! Procesi përmbyllet në fund të javës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Xhaçka: Sot filluam intervistat me kandidatët për ekipin që do përfaqësojë Shqipërinë! Procesi përmbyllet në fund të javës

Foto ng aprocesi i intervistave me kandidatët e interesuar

Kanë filluar sot në Ministrinë e Jashtme intervistat me kandidatët për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila thotë se kandidatët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të ministrisë dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.

"Sot filluam intervistat me kandidatët për Ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, të cilët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave", shprehet Xhaçka.

Ministrja bën me dije se ky proces pritet të përmbyllet në fund të kësaj jave, ndërsa thekson se numri i aplikimeve ka qenë mjaft i lartë nga qytetarë shqiptarë nga mbarë bota.

"Është dita e parë e një procesi që do të përmbyllet në fund të kësaj jave, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve si nga përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm, ashtu edhe nga kandidatë nga qytetarë e qytetare shqiptare  nga mbarë bota, ekspertë e profesionistë, që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë duke përfaqësuar vendin e tyre si pjesë e Ekipit.

Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria u zgjodh për herë të parë me 11 qershor, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB, një ngjarje kjo historike për vendin tonë. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popopo: 22/07/2021 05:20

    Ça thua? Intervista? Nuk i kanë paravendosur? Yeah, right!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë