Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton sot sulmet e fundit mes palestinezëve dhe Izraelit

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton sot sulmet e fundit mes palestinezëve dhe Izraelit

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një takim më 30 maj për të diskutuar sulmet me raketa të palestinezëve në Izrael.

Këshilli këtë herë mblidhet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, të cilat kërkojnë nga ky trup i OKB-së, të dënojë ashpër sulmet. Grupi militant, Hamas ka pretenduar se ka kryer sulmin me raketë dhe mortajë nga Rripi i Gazës, duke detyruar Izraelin të përgjigjet me sulme ajrore drejt bazës palestineze.

Ky sulm përbën konfliktin më serioz mes dy palëve, prej luftës së vitit 2014 në mes të Izraelit dhe Hamasit dhe ndodhë në kohën e tensioneve në kufirin e Gazës, pasi më shumë se 100 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në javët e fundit.

Mortajat e nisura nga militanët palestinezë kanë goditur infrastrukturën civile, duke përfshirë një kopsht fëmijësh./REL

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit