Vazhdon ende operacioni kundër Hamasit, Izraeli pretendon se ka gjetur armë dhe pajisje të Hamasit në spitalin Al-Shifa

Vazhdon ende operacioni kundër Hamasit, Izraeli pretendon se ka gjetur armë dhe pajisje të Hamasit në spitalin Al-Shifa

Pamje nga spitali al-Shifa

1700121402_gaza.jpg

Pamje nga spitali al-Shifa

Ushtria izraelite hyri mëngjesin e djeshëm me tanke në spitalin më të madh të Gazës, Al Shifa. Vendimi, sipas një zëdhënësi të saj, u mor vetëm pasi u mësua saktësisht se çfarë kishte atje.

Sipas Tel Avivit, kompleksi spitalor mund të jetë “zemra që rreh” e grupit militant të cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja e BE-ja.

Ndërkohë trupat ushtarake izraelite po vazhdojnë ende operacionin kundër organizatës terroriste Hamas në spitalin Shifa. Pasi hynë në kompleksin spitalor, ushtarët vranë terroristët.

Pas kësaj, gjatë kontrolleve në një nga departamentet e spitalit, trupat gjetën një dhomë me mjete teknologjike, së bashku me pajisje ushtarake dhe luftarake të përdorura nga organizata terroriste Hamas.

Në një dhomë tjetër në spital, ushtarët gjetën një qendër komanduese operacionale dhe asete teknologjike që i përkisnin Hamasit, gjë që tregon se organizata terroriste e përdor spitalin për qëllime terroriste.

Asetet teknologjike dhe informacionet e gjera të inteligjencës të vendosura u dërguan për shqyrtim të plotë nga autoritetet përkatëse.

IDF vazhdon të operojë në spital, duke zbuluar informacione të inteligjencës dhe duke parandaluar dëmtimin e ekipeve mjekësore dhe civilëve që janë strehuar atje.


Lajmi kryesor:

Lufta vijon/ Izraeli sinjalizon zgjerimin e ofensivës në jug të Gazës, bastis spitalin al Shifa në veri! OKB jep alarmin: Civilët mund të vdesin nga uria


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji