Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të enjten 5 Planet e Përgjithshme Vendore për Beratin, Fierin, Elbasanin, Kuçovën dhe Lushnjen.
 
Shkon kështu në 31 numri i bashkive që kanë një plan të tillë. Gjatë këtij viti ministria e zhvillimit urban ka mbështetur financiarisht 26 Bashki të vendit me një fond prej 560 milion lekësh për hartimin e Planeve Vendore.
 
Ndërkohë më herët, gjatë muajit Qershor, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi 3-Planet Kombëtare: Planin e Përgjithshëm Kombëtar; Planin për Bregdetin; dhe Planin për Zonën Ekonomike Tiranë-Durrës).


dy.b/shqiptarja.com