PRISHTINË, 8 Janar/ATSH/.- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi sot kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahinin. Shahini ka folur për sfidat q? kan? aktualisht bizneset dhe k?rkoi përkrahjen e ministres Bajrami p?r p?rmir?simin e politikave fiskale.
Sipas KosovaPress, ministrja Bajrami e informoi Shahinin me prioritetet dhe objektivat strategjike t? MTI-së për vitin 2015. Ajo theksoi se zhvillimi ekonomik i Kosovës mund të gjenerohet vetëm duke fuqizuar iniciativën private, konkurrencën dhe tregun e hapur. Po ashtu, ajo u zotua se do të vazhdojë me reformat e filluara për përmirësim të mëtejshëm të ambientit të biznesit dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke përmirësuar kornizën institucionale dhe politikat fiskale dhe duke eliminuar barrierat në të bërit biznes.
Sipas një komunikate të MTI-së, Bajrami tha se do të angazhohet për riaktivizimin dhe funksionalizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili do të shërbejë për dialog të vazhdueshëm mes qeverisë dhe sektorit privat.
Ajo më tej, shtoi se do të punojë për thellimin e bashkëpunimit me shoqatat e bizneseve për të promovuar prodhimet vendore, rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e deficitit tregtar.
Ministrja Bajrami u zotua se do të jet? zë i fuqishëm dhe avokat i bizneseve, ndërsa deklaroi se dera e MTI-së do të jetë e hapur për t? paraqitur shqetësimet dhe sfidat që do të kenë bizneset.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini duke i uruar detyrën ministres Bajrami shprehu gatishmërinë e AKB-së që të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në përkrahjen e bizneseve private dhe promovimin e produkteve vendore.
Ai foli p?r sfidat q? kan? aktualisht bizneset dhe k?rkoi përkrahjen e ministres Bajrami p?r p?rmir?simin e politikave fiskale.
Shahini e mirëpriti iniciativën e ministres Bajrami për riaktivizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe shprehu zotimin e tij p?r kontributin e AKB-s? n? k?t? k?shill. /m.m/