Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së miraton raportin 3-mujor të Politikës Monetare

/ATSH-E,Xhajanka/- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e  radhes, përveç vendimit për uljen e normës bazë të interesit në nivelin 1.75%, mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare
Raporti Tremujor i Politikës monetare, është një nga instrumentet kryesore të komunikimit të politikës monetare në publik., Në të analizohen zhvillimet më të fundit ekonomike, ato monetare dhe financiare. Një vend të veçantë zënë dhe faktorët që pritet të ndikojnë inflacionin në të ardhmen.
Këshilli Mbikëqyrës konstatoi se përmbushja e objektivave të Bankës së Shqipërisë kërkon rritjen e stimulit monetar dhe ruajtjen e kahut stimulues të politikës monetare, për një periudhë më të gjatë sesa vlerësimet tona të mëparshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari