Këshilli Politik po rishkruan Marrëveshjen

Këshilli Politik po rishkruan Marrëveshjen

Partia Demokratike po përpiqet të rishkruaj Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore duke tentuar të propozoj amendamente për KQZ të cilat, përveçse nuk ka më lidhje me Marrëveshjen e nënshkruar, ngre kurthe të bllokimit të procesit dhe nevojën për mekanizma zhbllokuese, pasi amendamentet nuk kanë asnjë lidhje me atë që është rënë dakord.

Drafti i Kodit Zgjedhor ofruar fillimisht nga OSBE/ODIHR, parashikonte që KQZ të ishte një organ pa ngjyrë politike, një institucion ku do shqyrtohen ankesat pa përfaqësim politik, si dhe depolitizim të procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Në funksion të depolitizimit të gjithë piramidës zgjedhore, ishte futur garancia e hapjes së çdo kutie, ku referoheshin probleme zgjedhore.

Ky koncept u degradua dhe KQZ u konceptua si piramidë politike e administrimit zgjedhor nën presionin e PD dhe LSI.

Tani ky vend rrezikon të hyj në zgjedhjet e 2021 me një KQZ që mund të hedh në erë procesin me kurthet e përfaqësimit politik, pa nxjerr dot rezultatin.

Mendoni një proces zgjedhor që mund të zgjas disa muaj pa nxjerr dot rezultat dhe anëtarët e KQZ që janë politik, të japin dorëheqje me urdhër politik, si kanë bërë më parë.

Duke mos parashikuar formula zhbllokuese me qëllim që të kënaqet skema e Lulzim Bashës për të justifikuar humbjet, vendi rrezikon të hedh në erë zgjedhjet pa nisur.

Mënyra si përfaqësuesit e PD dhe LSI, sillen në Këshillin Politik, duke tentuar vetëm të shtojnë dispozita bllokuese për të pasur në dorë dështimin e zgjedhjeve, praktikisht ka rrëzuar gjithë punën e ekspertëve të huaj, bazuar tek marrëveshja

Tani është hera e tretë që ata ekspert duhet të rishkruajnë formulën e KQZ, sipas amendamenteve të përditshme të PD dhe LSI.

Versioni i parë ishte me rekomandimet e OSBE/ODIHR të cilat u bënë “kalë beteje” nga ambasadorja e SHBA dhe BE, por që në fund përfunduan si dele tufe. Ato i hodhi poshtë vet marrëveshja.

Pastaj u rifillua koncepti i ri, bazuar tek marrëveshja të cilin po e zhbëjnë duke e lexuar sipas dëshirës dhe natyrisht, duke futur dhe elementin e pazarit të Edi Ramës me Lulzim Bashës, për tenderin e teknologjisë, të cilin ata e duan në Kod Zgjedhor. Kjo e bën Kodin edhe qesharak edhe të rrezikshëm, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Versioni i tretë është duke u bërë në mënyrën më banale. PD/LSI çon versione të saj si e “kupton” ajo marrëveshjen, ndërsa PS bën sikur negocion marrëzitë që sjellin në tavolinë.

Praktikisht PD dhe LSI pas nënshkrimit të Marrëveshjes kanë rrëzuar gjithë formulat e prezantuara në Këshillin politik nga ekspertët që reflektonin për aq sa ishte e mundur Marrëveshjen politike

Natyrisht që vështirë të gjesh ekspert që të fus në Kod, mënyrën se si Rama duhet ti garantoj tenderin e teknologjisë Bashës. Këtë as Bylykbasi nuk mund ta zgjidh, se ky është profesion LSI-je.

Prandaj është e rëndësishme që Këshilli Politik, të mos kthehet në këshill ekspertize. Ekspertiza i duhet lënë OSBE/ODIHR që të marrë garancinë e leximit të Marrëveshjes dhe kthimit në akte ligjore. Këshilli Politik e ka mbaruar punën duke firmosur Marrëveshjen. Kjo që ka nisur tani është fillimi i punës për ta prishur marrëveshjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës