Takimi që pritej të realizohej midis Këshillit Studentor dhe Rektoratit të Universitetit “Fan Noli”, nuk ka ndodhur sepse studentët kanë refuzuar të dialogojnë me rektorin Ali Jashari. Pas një debati, studentët kanë vendosur të largohen nga salla e mbledhjes. Por pavarësisht largimit të tyre, rektori ka vijuar t’i drejtohet pedagogëve prezentë, duke thënë se studentët e universitetit “Fan Noli” nuk duhet t’i përgjigjen “kerkesës për ushtar” të ardhur nga studentët protestues të Tiranës.
Lajmi kryesor: