Këshillimi me qytetarët, Rama: Po pyesim për çështje që janë dilema kombëtare! Ja çfarë do bëjmë nëse shqiptarët janë kundër 'Ballkanit të Hapur'! I përgjigjet edhe Berishës për Ukrainën

Këshillimi me qytetarët, Rama: Po pyesim për çështje që janë dilema kombëtare! Ja çfarë do bëjmë nëse shqiptarët janë kundër 'Ballkanit të Hapur'! I përgjigjet edhe Berishës për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama

Nisma 'Këshillimi Kombëtar' po vijon me formularët e shpërndarë nga qeveria derë më derë e po ashtu edhe online, ndërsa kryeministri Edi Rama ka shpjeguar edhe njëherë rëndësinë e saj. Në emisionin "Open", Rama tha se qeverisë nuk i mungojnë kartonët për të marrë vendime mbi çështjet për të cilat po pyet qytetarët, por theksoi se është me rëndësi të kërkohet mendimi i qytetarëve për ato që i konsideroi 'dilema kombëtare'.

"Qeverisja është proces që nuk përfundon kurrë. Unë mendoj që është lajm i mirë që pavarësisht faktit që kemi hyrë në mandatin e tretë si askush më parë, jemi në kërkim të përmirësimit, në kërkim të forcimit të ujërave mes qeverisë dhe qytetarëve. Kjo do të thotë që unë asnjëherë nuk e kam dashur rutinën, gjithmonë kam pasur fobi ndaj rutinës, ndaj mosndryshimit. Sa i përket pjesës tjetër, këto janë vendimmarrje tonat, që do të thotë, nuk na mungojnë kartonat për ti marrë këto vendime, nuk na duhet një justifikim sepse nuk do të nxjerrim sytë për të vënë vetulla sepse të konstatosh që shumica e qytetarëve për një çështje është kundër dhe të shkosh pas saj kur ka një dilemë, është budallik. Kjo e forcon më tepër bindjen mbi opinione të ndryshme sepse të gjitha çështjet janë dilema vendimmarrje, nuk janë çështje ku ne duam të gjejmë justifikim apo të përdorim qytetarët", tha Rama.

I pyetur se çfarë do të bëhet nëse qytetarët dalin kundër një çështje të caktuar, më konkretisht “Open Balkan”, Rama tha se nuk do të heqin dorë po do të japin më shumë shpjegime se çfarë është. Megjithatë për rastet kur shumica e shqiptarëve do të jenë kundër një çështje, Rama theksoi se sigurisht që do të reflektohet dhe mund të hiqet dorë.

"Në rast se 90% e qytetarëve janë kundër, i bie të japim më shumë shpjegime se çfarë është, pse e bëjmë. Unë e kam shprehur qëndrimin tim, por në këtë rast do të duhet të bëjmë më shumë përpjekje. Politika nuk ka lindur që të jetë spektakël. Për Transparency International, nuk ka raport por një indeks. Nuk dua ti hy diskutimit por po të dëgjosh shpjegimet që jepen, nuk e di si lidhen me korrupsionin. Unë nuk e pranoj kurrë që në të gjithë këtë transformim rrënjësor me shërbimet online, nuk paska ndryshuar asgjë, një pikë më shumë, si dikur që rrinin në radhë. Këtu është e rëndësishme se çfarë bëjmë neve realisht", u shpreh ai.

Një përgjigje Rama e pati edhe për Sali Berishën, i cili tha sot në Kuvend se Shqipëria duhet të furnizojë me armë e fishekë Ukrainën, në mes të konfliktit me Rusinë. Pa sqaruar gjatë, Rama tha: "Në ditët në vijim shumë shpejt ju do të dëgjoni një gjë që deri dje ishte e pabesueshme për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë".

Ndalur te debati mes FSHF dhe Bashkisë së Tiranës, Rama tha se kjo nuk është çështje e qeverisë.

"Shiko për gjithë farsën e zgjedhjeve, është punë e tyre. Unë nuk jam aksioner, Bashkia e Tiranës është anksionere, është e interesuar. S'kam unë punë me konfliktin. Nuk kam opinion.  Përgjimin nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha të dala nga konteksti prodhojnë diçka të tillë. E mora ta pyes ca është kjo dhe më shpjegoi gjithë kontekstin, abuzimet e Federatës, procesin e zgjedhjeve jashtë standardit. I thashë po SPAK-un për çfarë e përmend. Shiko si del nga konteksti. SPAK-u nuk ka lidhje fare me një OJF. Kuptohet që është një fjalë e thënë në një muhabet, por SPAK-u vetë nuk ka kompetencë të merret me OJF-në. Është një muhabet në një dhomë me profesorë kalçetoje", tha Rama.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/01/2022 03:57

    Po mire o z.Rama pse i lan duart si Pilati me FSHF?!Aksioner nuk je,por FSHF a nuk varet nga min.e sporteve dhe kultures?Stadiumet dhe shperblimet e rrogat per sportistet mos dalin nga xhepi i Dukes? A nuk ia jep shteti? Kush vendosi per rifillimin e ndeshjeve,hapjen e stadiumeve dhe numerin e spektatoreve pas Covidit,shteti,apo Duka?

    Përgjigju
    • Alban: 28/01/2022 08:03

      FSHF ka statusin e nje OJF, dhe si anetare e Uefa/Fifa varet vetem nga ato institucione jo nga Ministria e Sportit.

  • Thoma Blana: 27/01/2022 23:21

    O shoku Mir e ke ti , se ashtu duhet te sillesh si babaxhani I deleve ,por a do mbarojn ndonjeher legalizimet .Po ti Ben analziz premtimeve ,cfar ke premtuar e sa I ke realizuar apo se ke qen me fat se deri tani sna I mbush mendjen njeri tjeter per te udhehequr e te eshte rritur mendja sikur do te jesh Ismail qemali . O shoku , populli nuk harron asgje .mbaje si keshilla .aq me teper kujt nuk I permbushen cfar ti ke premtuar .gjene me elemetare . Ne nevojat bazike te njeriut Jan Dy : ushqimi e fjetja , sa % ke realizuar .per mua personalist ti nuk merr me mandat edhe pse une jam I majt . Njerezit kishin nevoj per ndryshim ,bere ndryshime por per art per figure ,Jo per Dy nevojat bazike te popullit tend *ushqimi dhe fjetja * fjetja esht shtepia qe cdo kush e ka ndertuar me gjakkkkkk .e kishte fajin saliu apo ku di une pse I Bem pa leje si bageti qe jemi ,por TI si copan cfar po Ben ? Harroje saliun e te tjer o tutkun .perfundo premtimet qe ke ber deri para 9 vjetesh .se nuk e merr Malli njeri te shikoj fytyren tende e gallatet e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë

Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë