Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi

Julia Aliçka, shqiptarja që punon si këshilltare për migracionin në Këshillin Bashkiak të Manheim-it foli në Report Tv këtë të premte. Ajo tregoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ angazhimet e saj të shumta edhe në fushën kulturore dhe artistike.

'Jam këshilltare për migracionit në Këshillin bashkiak të Manheim, si përfaqësuese e komunitetit të migrimit në Manheim. Vendimi është marrë në shtator, tani i futem kësaj pune. Kam mbi 20 vjet, punoj. Si punë të parë punoj për teatrin nacional por jam angazhuar me disa projekte. Ka 8 vjet që jam trajtuese e një projekti shumë të madh që në shqip përkthehet ‘O Plako’. Një fushë në qendër të qytetit, ku bëhen koncerte, debate, teatër. Më ka ndihmuar që të shtrëngohen lidhjet me komunën e Manheim.'

Ajo është angazhuar dhe në protesta, pasi qeveria ka shkurtuar buxhetin për kulturën për shkak të krizës dhe së shpejti pritet dhe një demonstratë.

'Ky projekt ka qenë i financuar vullnetarisht nga 5 artistë. Dhe tani ka ardhur një pikë ku nuk mban më vullnetarisht. Nuk mbahet më vullnetarisht, kërkuam financim, bëmë disa protestë. Parashikohet dhe në shkurt një demonstratë për shkurtimet që janë bërë në fuqishëm e kulturës në Gjermani.'

Aliçka kritikoi dhe politikat e së djathtës sot në Europë, kundër migracionit.

'Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, me shumë kombësi. Pse jo të mos hapet politika ndaj këtyre komuniteteve. Është shtuar shumë popullsia shqiptare dhe është gjeniale të flasësh direkt me ta.

Jemi në një kohë kur forcat e djathta, u bë dhe një vrasje para pak ditësh, me ndodhjen e kaq incidentëve forcat e djathta kanë marrë fuqi. Më duket e përshtatshme që SPD të flasë me një komunitet tjetër. do doja që shqiptarët të ishin më të organizuar. Këtu në Manheim ka shumë shqiptarë. Mungon organizimi. Megjithatë njihen, duhen nuk ka shumë hasmëri.'

Ajo tregoi se ka patur oferta të shumta për tu angazhuar në politikë, por do vendosi pas zgjedhjeve të shkurtit në Gjermani.

'Ka patur oferta. E vështirë të vendos me çfarë ngjyrimi do anoja. Temë që  i përket së ardhmes. Do shohë zgjedhjet e këtij viti dhe besoj se do vendos për diçka. Janë zgjedhje shumë delikate. Është drejtimi nga ana e djathtës e gjithë Europës, përveç Francës. Po zhvillohet edhe KE nga drejtimi i së djathtës. E kuptoj pse anon nga e djathta. Janë zgjedhjet akoma më të rëndësishme, edhe ndalesa në koalicion nuk ishte shenjë e mirë. Ky vendim do ndikojë shumë në politikën botërore.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!