Një sulm ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit nuk ka gjasa të çojë në rënien e qeverisë së Republikës Islamike.

Ky është paralajmërimi drejtuar Presidentit të SHBA-së Donald Trump, sipas Wall Street Journal, duke cituar burime brenda administratës amerikane, shkruan La Stampa.

Sipas gazetës, Trump u këshillua se një veprim masiv ushtarak nuk do të garantonte përmbysjen e autoriteteve iraniane, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk i konsideroi opsionet më të kufizuara dhe të synuara si një mjet efektiv për të përmbysur shtypjen e protestave që po zhvillohen në vend.

Sipas të njëjtave burime, presidenti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por u ka kërkuar forcave të armatosura të jenë gati nëse autorizohet një sulm në shkallë të gjerë.

Grupi i pavarur vëzhgues amerikan i të drejtave të njeriut, HRANA, tha se, sipas të dhënave të tij të konfirmuara dhe të verifikuara më 14 janar, numri i të vrarëve në protesta ka arritur në 2.435 protestues, dhe se më shumë se 18.000 të tjerë janë arrestuar.

Por, ai dhe burime të tjera thonë se numri i vërtetë i të vrarëve ka shumë mundësi të jetë disa herë më i lartë.

Irani po përballet me protestat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vitet e fundit, me autoritetet që po shtypin me brutalitet pakënaqësitë në rritje. Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:45
Zelanda e Re mbyll përkohësisht ambasadën në Iran për shkak të trazirave

1768549652_iranproteste.jpeg

Zelanda e Re ka tërhequr stafin e saj diplomatik nga ambasada e saj në Iran.

Wellingtoni zyrtar thotë se e ka mbyllur përkohësisht ambasadën dhe në vend të kësaj i ka zhvendosur operacionet e saj konsullore në Ankara të Turqisë.

I gjithë stafi u largua me fluturime komerciale, kryesisht dje.