Këshilltari i Bashës kundër vendimit të DASH: Berisha ka ndihmuar SHBA dhe është mik i tyre! Non grata të shpallej autokrati i korruptuar Rama

Këshilltari i Bashës kundër vendimit të DASH: Berisha ka ndihmuar SHBA dhe është mik i tyre! Non grata të shpallej autokrati i korruptuar Rama

Këshilltari i Lulzim Bashës, Martin Henze, ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur Sali Berishën si person të padëshiruar. Henze thotë se SHBA duhet të shpallte “non grata” Edi Ramën pasi sipas tij ka manipuluar zgjedhjet. Ai e cilëson Berishën si mik të amerikanëve që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pyetja është pse tani kjo, pikërisht në një kohë kur manipulimet masive nga autokrati po ekspozohen, dhe një mik i mirë i SHBA-së, i cili ka ndihmuar SHBA-në në shumë mënyra, po dëmtohet. Në Shqipëri ekziston një qeveri kleptokratike, socialiste Edi Rama, i cili ka vendosur të bëjë jofunksional shtetin e së drejtës, që organizon një nga drejtuesit më të korruptuar, në të gjithë botën, politikisht përgjegjës për rritjen e trafikut të drogës, dhe manipulimin e zgjedhjeve”, shkruan Henze.

Postimi i Martin Henze


Lajmi kryesor:

U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha bën 'fajtor' Sorosin: Në 30 vite s'jam akuzuar asnjëherë, bëni publike faktet! Basha i del në krah: Vendimi pa baza, të bëhet transparencë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta