Këshilltari ushtarak i Liderit Suprem të Iranit, Mohsen Rezaei, ish-kreu i Gardës Revolucionare, tha sot se Ngushtica e Hormuzit, një pikë e nxehtë tensionesh me Shtetet e Bashkuara, është më e rëndësishme për Iranin sesa programi i tij bërthamor.

"Ky kalim strategjik është më i rëndësishëm se dhjetëra bomba atomike dhe Republika Islamike e Iranit do ta mbrojë atë", tha Rezaei, i cituar nga agjencia e lajmeve ISNA, duke iu referuar programit bërthamor të Iranit, për të cilin SHBA-të, Izraeli dhe vendet perëndimore dyshojnë se ka qëllime ushtarake.

Teherani i mohon këto akuza, por këmbëngul në të drejtën e tij për energji bërthamore civile.


Lajmi kryesor:

Lufta, Irani: Hormuzi është mbyllur sërish, për ne është më i rëndësishëm sesa bombat atomike! Trump këmbëngul: Ngushtica është e hapur