Këshilltari i PD sulmon Yuri Kim, dakord me Metën për sfurqet: Populli të bëjë ç'të mundet, Shqipëria nuk është si Kongo

Këshilltari i PD sulmon Yuri Kim, dakord me Metën për sfurqet: Populli të bëjë ç'të mundet, Shqipëria nuk është si Kongo

Martin Henze dhe Yuri Ki

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëndrimet e saj të forta kundër deklaratave të Presidentit Ilir Meta për 'të bërë gati sfurqet dhe kosat për të mbrojtur votën' duke se ka shkaktuar zemërim edhe në PD.

Një prej mbështetësve më të mëdhenj të PD, Martin Henze, që njihet edhe si këshilltar në Selinë blu, ka sulmuar sot ambasadoren Kim duke i thënë hapur asaj që 'popullit i lind e drejta të mbrohet, dhe vetëmbrohet jo vetëm me sfurqe, por me ç'të mundet'.

"Ambasadore, e njihni kushtetutën Amerikane dhe atë Shqiptare !? Zonja Ambasadore, Shqipëria nuk është Kongua në Afrikë, por një shtet dhe komb i qytetëruar nga më të vjetrit në zemër të Evropës. Në një vend si Shqipëria e sotme, ku nuk drejton më ligji, e drejta dhe shteti ligjor, në një vend anëtar të NATO-S, me liberalizim vizash qe aspiron për në BE, ku fatkeqësisht një si në Kongo, grupet kriminale te lidhura me narko-pushtetin, dhunojnë ligjin dhe qytetarin, vjedhin zgjedhjet dhe e çojnë vendin në kaos. Popullit i lind e drejta të mbrohet, dhe vetëmbrohet jo vetëm me sfurqe, por me ç'të mundet. Ju kujtoj se ju nuk duket se e njihni kushtetutën Amerikane, aq më tepër atë shqiptare", tha ai.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dënoi ashpër duke shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit Ilir Meta, duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Kim shkruan se ata që nxisin dhunën se nuk u pëlqen rezultati i 25 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Molla e dijes: 24/04/2021 23:37

    BARBARËT QË VRANË SHPRESËN Ka 8 vite kjo rilindja e Ramës, pretendon se është në rrugë të mbarë, por këta ''të vrasin me pambuk'', e në fakt janë thjesht kryebarbarë. Na mburren se këta rilindas nuk vrasin, por pas orës policore u vra një i ri, tentuan t'i stisnin sikur kishte armë, lirinë për jetën përgjaku kjo parti. Ekonomia është një gropë e madhe, papunësia si modë është bërë, emigrimi ka kapur shifra rekord, Rama tallet me një popull të tërë. Bëjnë punësime pa meritokraci, shteti është bërë ''si oktapod'', nëse s'paguan a s'je militant, s'të hapet asnjë derë gjallë në botë. S'ka faj Rama, s'ka profesionistë, se nëse do punë ka plot, me këtë tallje të madhe bythe, ky bastard bën popullin për idiot. Projekti qeverisë është i qartë, dukshëm i bazuar mbi forcë dhe dhunë, qepe gojën e mos protesto, se të nxjerrin nga puna këta majmunë. I shuanin dhe protestat e zjarrta, në mënyrë krejt paqësore, me gaz lotsjellës, dajak e arrestime, me këto metoda ''shëmbullore''. Këta barbarë janë të pashoqë, shqyen e rrëzuan teatrin kombëtar, këta shkatërrojnë shtëpitë njerëzve, '''hedhin në rrugë'' mijëra familjarë. Për mos të folur për betonizimin, kullat e larta dhe pastrimin e parasë, tenderat abuzivë dhe rrugët e florinjta, papërgjegjësi e zhvatje e buxhetit pa masë. Media është në pikë të hallit, kush shan rilindjen, kyçi i vihet, tani i kemi dhe 110milion Beketit, e sa borxhe të tjera do kemi s'dihet! Gazetarët opozitarë në media, menjëherë me urdhër i largojnë, në vend të tyre vihet servili i Ramës, se këta lëpirësa pushtetin adhurojnë. Synimi i tyre tashmë kuptohet, asnjë lajm nuk duhet të depërtojë në masë, nëse nuk i kalon kontrollit rilindas, dhe aprovimin të shokut të ri Taras. Kjo parti patronazhistësh, plot me fuksa dhe spiunë, duan të kontrollojnë jetën tonë, por sigurisht do hanë veç mun. ''Drejtësia'' e rilindjes gjendet te forca, Rama do gjithë pushtetin dhe tepsinë, e kështu e vërteta është vetëm ai, populli të largohet të lërë Shqipërinë. Nëse është i udhëzuar nga partia, me rilindjen dhe ''gomari'' mund të qeverisë, sikur ndokush i paudhëzuar të jetë gjeni, do e marrin për të budalla e do e bëjnë pis. Ç't'ju them tjetër e ç't'ju rrëfej, për këta hajdutë dhe të marrë, mos votoni këta shkërdhata, këta bastardë kryebarbarë!

    Përgjigju
  • Ben: 24/04/2021 14:12

    O robt ku ti keni ju plera qe guxoni te komentoni USA.

    Përgjigju
  • Endri: 24/04/2021 13:47

    Ik mer lapanjoz, po na tregon Kushtetuten e Shqiperise qe IM plehra e ka bere rrecke. 100 here me Kim dhe USA.

    Përgjigju
    • Beni: 24/04/2021 18:04

      Ta gzoni shba

    • Kistra: 24/04/2021 14:17

      100 here eshte pak, perjetesisht me SHBA!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë