Në të gjitha kontinentet është festuar Viti i Ri 2015. Është e njëjta festë kudo: Ndarja nga njëri vit dhe pritja e vitit tjetër. Ndërrimin e viteve e feston e gjithë bota. Njerëzit dëshirojnë të kenë fat dhe mbarësi. Por ritualet janë të ndryshme.

Të parët që pritën 2015-tën ishin ishujt Catham; pas tyre Oklandin, Suven e Uillingtonin ne Zelanden e re, e disa rajone te vogla te Rusisë.  Si përherë, Sydney i Australisë ishte i pari qytet i rëndësishëm qe përshëndeti ndërrimin e viteve dhe me spektaklin e tij ikone te fishekzjarrëve.

Rreth 1 milion njerëz iu bashkëngjitën numërimit të përbashkët mbrapsht si dhe uljen e topit të kristaltë në “Time Square” të New Jork, nën temperaturë minus 7 gradë celsius. Festimet e Vitit të Ri këtë vit u shoqëruan me rritje të sigurisë për shkak të protestuesve që u mblodhën në jug të sheshit disa orë para mesnatës. Gjithashtu San Francisko dhe Wshington u përshkruan nga ngjyra të shumta fishekzjarrësh. 

Në Berlin, viti i ri u festua me një koncert të madh të hapur përpara portës së Brandenburgut. Midis interpretuesve ishte dhe ylli i David Hassenlholf, ylli i ish-Bayëatch i cili këndoi cerek shekulli më parë në të njëjtin vend pasi ra muri i Berlinit. 

fishekzjarret ne bote

Në Francë, parizienët shijuan një spektakël vizual të projektuar mbi Harkun e Triumfit në Kampin e Elizesë pak para mesnatës. Parisi nuk kishte bërë organizime të tilla vitet e mëparshme për shkaqe sigurie. Por këtë herë, një turmë e madhe u mblodh në rrugën e famshme për të pritur vitin e ri. 

fishekzjarret ne bote

Një ekran spektakolar ndriçoi qiellin e Londrës teksa 100 mijë njerëz ishin mbledhur në kryeqytet për të pritur momentin kur Big Ben të shënojë ardhjen e vitit të ri, shfaqje që zgjati për rreth 11 minuta. Kjo shënoi edhe shfaqjen e parë në vite kur banorët kanë paguar për të parë shfaqjen. 

fishekzjarret ne bote

Dubai u bë një nga pikat më të nxehta të festimeve të fundvitit. Organizatorët përdorën rreth 70 mijë panele dritash për të ndriçuar kullën 828 metra, duke thyer kështu rekordin për ekranin LED më të madh në botë. 

fishekzjarret ne bote

Në kontrast me festimet në Dubai, India shmangu festimet e zhurmshme për shkak të masave kursyese të qeverisë së kryeministrit Narendra Modi dhe kabinetit të tij. 

fishekzjarret ne bote

Temperaturat e ulëta nuk ndalën banorët e Moskës të mblidheshin në “Sheshin e Kuq” për festimet e fundvitit duke kënduar e hedhur valle. Shumë dëshira për vitin e ardhshëm janë të lidhura me gjendjen ekonomike dhe konfliktit me Ukrainën. 

fishekzjarret ne bote

Krimea e festoi këtë vit të ri si pjesë e Rusisë. Ata u mblodhën në qendër të qytetit port të Sevastopol për të pritur Vitin e Ri. Me maska festive kapele, mijëra qytetarë të krimesë kishin dalë në sheshin kryesor për të parë presidentin rus Vladimri Putin, parë kjo si një shenjë uniteti me Rusinë e cila e ka aneksuar që nga muaji mars i 2014. 

fishekzjarret ne bote

Një prej festimeve të fundit ka qenë ai i në palzhin Copagabana në Rio de Janiero, Brazil ku mbi 2 milion njerëz presin një spektakël fishekzjarresh duke nisur një vit që shënon përvjetorin e 450-të të themelimit të qytetit.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)