Këta janë personat që kanë dhunuar babë e bir, Ymer dhe Erjon Çela gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e së dielës, më 2 qershor. Me shufra hekuri në duar, dhunë me grushte dhe shkelma, ata janë filmuar nga kamerat e Report Tv teksa rrahin ish-truprojën e Sali Berishës, Ymer Çela dhe djalin e tij. Për Report Tv, Erjon Çela tha se ata ishin protestues dhe nisën t'i dhunonin pasi njohën babain e tij të cilin e thërritën në emër.
Fotot janë shkëputur nga video e transmetuar në Report. Për t'i bërë më të identifikueshëm fillimisht kemi shkëputur një foto ku u duket fytyra dhe një foto tjetër ku janë duke qëlluar.
Tashmë i mbetet policisë së Shtetit të bëjë identifikimin e dhunuesve, të cilët janë pikasur nga pamjet filmike.