Këto dy sjellje me fëmijët tuaj, mund 
t'ju shkatërrojnë atyre të ardhmen

Këto dy sjellje me fëmijët tuaj, mund <br />t'ju shkatërrojnë atyre të ardhmen
Të jesh prind është e vështirë dhe kërkon shumë punë, por të jesh prind i mirë duhet akoma edhe më shumë punë dhe përpjekje.

Fëmijët ndikohen nga gjithçka kur ata janë të vegjël pasi kanë vetinë të kopjojnë çdo gjë, por shembullin më të madh e marin nga prindërit e tyre dhe kjo ndikon në formimin e të ardhmes së tyre.

Psikologja, Lourdes Carandang, ka shpjeguar se toni i zërit me të cilin flisni me fëmijët, mënyra se si i parafrazoni fjalët apo pseudonimet që ia vëni fëmijëve mund të kenë ndikim dhe pasoja të mëdha tek ata.

Sipas psikologes, këto dy sjellje që prindërit ndoshta i bëjnë pa qëllim tek fëmijët e tyre ndikojnë për keq në formimin e karakterit dhe në të ardhmen e tyre.

1.Krahasimi i fëmijëve
Ju mund t’i doni fëmijët tuaj në mënyrë të barabartë, por nëse njëri nga ta ka arritur diçka më shumë dhe ju keni tendencë ta prezantoni atë para njerëzve si më të kualifikuar, atëherë keni parasysh se kjo mund të ketë ndikim negativ te fëmijët tjerë.
Prindi mund të mos jetë në dijeni për këtë, por fëmijët i vërejnë këto gjëra më shumë se ç’mund ta mendoni.

2.Vendosja e pseudonimeve
Pseudonimet mund t’ju duken si të padëmshme, por ato mund të kenë ndikim jashtëzakonisht të keq në jetën e fëmijës.
Dr. Carandang, shprehet se përdorimi i pseudonimeve mund të shpjerë që fëmija të zhvillojë ndjenja të këqija ndaj prindërit dhe të fillojë të mendojë se me të vërtet është dembel apo budalla.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi