Këto kafshë transparente vërtetojnë mrekullinë e natyrës (FOTO)

Këto kafshë transparente vërtetojnë mrekullinë e natyrës (FOTO)

Ka kafshë që duken sikur kanë veshur mantelin e padukshëm të Harry Potter për t’u mbrojtur nga grabitqarët. Disa prej tyre janë plotësisht  të tejdukshëm dhe vetëm sytë zbulojnë ekzistencën e një krijese nën lëkurën e qelqtë.

Ja disa prej kture krijesave të veçanta të planetit

1.Peshku transparen

Këto specie quhen  Acanthuridae dhe jetojnë në ujërat tropikalë.

2. Kandilja e Pavdekshme ose Turritopsis Dohrnii

Turritopsis Dohrnii është ndoshta krijesa më e mrekullueshme pasi është e vetmja që është e pavdekshme. Kandili i detit i pavdekshëm është një banor i Mesdheut dhe Japonisë.

3. Bretkocë qelqi

Duket thuajse e pamundur të imagjinosh jë bretkosë transparente…! Në të vërtetë një lloj i tillë ekziston në Amerikën e Jugut, quhet ‘Frog Glass’ dhe vjen nga familja amfibe Centrolenidae.

4. Flutura transparent

Në dallim nga fluturat e rregullta, ajo është transparente në vend që të ketë ngjyra të ndritshme. Quhet ‘Greta oto’ dhe është anëtare e nënfamiljes Danainae. Flutura e xhamit, siç quhet zakonisht, përdor krahët e saj transparentë si kamuflazh.

5. Engjëlli i detit

Engjëjt e Detit, Gymnosomata, ose thjesht fluturat e detit janë molusqe që jetojnë në Oqeanin Arktik. Ata janë hermafroditikë dhe ushqehen ndërsa fluturojnë nëpër ujë. Ata janë plotësisht transparentë me krahë pedale që i bëjnë ata të duken si engjëj fluturues kur lëvizin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë