Këto shenja tregojnë probleme serioze të shikimit te fëmijët tuaj! Mjeku okulist Rubin Topi: Mos i neglizhoni! (VIDEO)

Të lindura ose jo, numri i fëmijëve që po preken nga problemet e shikimit është në rritje.

Në këtë rritje ndikon ndër të tjera edhe qëndrimi me orë të gjata para TV, ekranit të kompluterit apo tabletëve e telefonit.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku okulist Rubin Topi ka folur rreth problemeve të shikimit më të shpeshta që hasen te fëmijët duke treguar se një vend të rëndësishëm për të shmangur këto shqetësime, është dërgimi i fëmijës në kohën e duhur tek okulisti.

Por, krahas vizitave rutinë, ka disa shenja që prindërit kur i dallojnë te fëmijët, nuk duhet t’I neglizhojnë, por duhet t’i dërgojnë menjëherë të vegjlit e tyre tek okulisti.

Fëmija pas lindjes, me kalimin e ditëve dhe javëve, nga një fazë fillestare që nis të perceptojë dritën dhe lëvizjet, ashtu sic rritet fizikisht, rritet dhe shikimi, duke arritur të njohë edhe ngjyrat.

Prindi këto shenja të thjeshta duhet të dijë dhe t’i kuptojë, sepse nëse sheh që dicka nuk shkon me këto realime natyrale, duhet të shkojë te një mjek specialist. Psh ajo që quajmë perdja e syrit, është edhe e lindur. Eshtë rast i rrallë, por ekziston. Nëse prindi vë re që bebja e syrit nuk është me ngjyrë të errët, por në ngjyrë të bardhë, duhet të shkojë menjëherë te mjeku sepse mund të ketë atë që e njohim si perde të syrit. Ai duhet të shkojë menjëherë te mjeku që të shpëtohet sa është akoma në kohë syri.

Nëse fëmija është prematur, gjithashtu duhet të shkohet te mjeku sepse mund të ketë probleme të shikimit.”, thotë specialisti.

Ai këshillon që të bëhen vizita periodike te okulisti, çdo gjashtë muaj pë rata që kanë vendosur syze dhe thotë se nëse këto të fundit mbahen rregullisht, shikimi juaj do të përmirësohet.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë