Këto shtatë ushqime duhet ti
konsumoni gjithmonë së bashku

Këto shtatë ushqime duhet ti<br />konsumoni gjithmonë së bashku
Gjithmonë mundohemi të kombinojmë ushqimet me njëra tjetrën për të përftuar shije më të mira.

Por ndonjëherë gabojmë pasi ka ushqime që nuk shkojnë bashkë, ashtu siç ka ushqime që duhen kombinuar gjithmonë së bashku.

Këto ushqime që do tju paraqesim përpos shijes që marrin kur kombinohen me njëra tjetrën, bëjnë të mundur përthithje sa më të lehtë të vlerave ushqyese.

1. Mishi i gjelit të detit me patatet e ëmbla
Vitamina A, antioksidanti i gjendur te patatet e ëmbla, ka nevojë për zinkun e gjendur në mishin e gjelit të detit që të përthithet, transportohet dhe përdoret nga organizmi ynë.

2. Sallata me yndyra të plota
Konsumimi i perimeve si karotat, specat dhe selinoja mund t’ju furnizojë mirë me fibra që janë të nevojshme për një tretje të mire, por që të përfitoni sa më shumë vitamina nga këto perime, duhet ta shoqëroni sallatën me një salcë me yndyra të shëndetshme.

3. Luleshtrydhe me spinaq
Për të përthithur sa më shumë hekur që gjendet në përbërjen e spinaqit, ekspertët sugjerojnë shoqërimin e tij me vitaminë C dhe Luleshtrydhe janë perfekte për këtë punë.

4. Kosi me banane
Kalciumi është i domosdoshëm për zhvillimin e kockave dh e dhëmbëve të shëndetshëm, por që të përthithet sa më mirë, ka nevojë të shoqërohet me fibrën inulinë, që gjendet masivisht tek bananet.

5. Çaji i gjelbër me limon
Shoqërimi me limon, jo vetëm e bën çajin jeshil më të shijshëm, por edhe rrit fuqitë e tij antioksiduese.

6. Çokollata e zezë me mollë
Antioksidantët që gjenden tek mollët dhe ata që gjenden tek çokollata e zezë, të kombinuara bashkë, mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës.

7. Tërshëra me boronica
Vetitë inflamatore të tërshërës dhe të boronicave janë shumë më efektive nëse bëhen bashkë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi