KF Tirana nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të saj në Facebook ka informuar tifozët bardheblu për punën intensive që klubi po bën për pjesën e dytë të sezonit.

Sipas tyre klubi po punon në merkato për të afruar në skuadër elemente cilësorë, të përzgjedhur nga stafi teknik dhe me cilësitë e nevojshme për objektivat sezonal.

KF Tirana konfirmon lajmin për ofertat e mbërritura për Merveil Ndockyt, oferta të cilat kanë vlerë më të madhe nga sa është publikuar në media, por klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e këtij futbollisti me shumë cilësi.

Më herët traineri Josa është shprehur se do të ketë fillishmisht dalje në merkato e pastaj hyrje.

“Klubi po punon për të krijuar mundësitë e një periudhe përgatitore model dhe përgatitjen si duhet të pjesës së dytë të sezonit. Në kanalet zyrtare të klubit do të publikohet në mënyrë sistematike informacion i saktë për tifozët dhe opinionin sportiv”.- shkruhej në faqen zyrtare të KF Tiranës në Facebook.

Tifozët  bardheblu janë shprehur të pakënaqur nga ecuria e ekipit në komente, ku sigurisht presin shumë më shumë nga 24 herë kampionët e Shqipërisë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com